
TIRANË-Kuvendi ka nisur punën për zbatimin e 3 vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për ligjin për tatimin e profesioneve të lira, Rregulloren e re të Kuvendit dhe ligjin për Komisionet Hetimore parlamentare. Në këshillin e legjislacionit opozita u shpreh se përmes këtyre tregohet që parlamenti nuk është në një situatë normale. Për këtë akuzuan sjelljen e mazhorancës. Për opozitën emergjencë është shqyrtimi i ligjit për profesionet e lira.
Dhurata Çupi: Gjykata Kushtetuese ka gjetur kuvendin ne shkelje per sa i perket Rregullores se Kuvendit. Gjykata, ka theksuar se ndryshimet ne ligj, kan demtur bashkejetesen ne kuvend. Ndryshimet e rregullores se kuvendit di duhet te jene transparente dhe konsensuale. Ndryshimet e njeanshme per menteper ashoersimin e masave demtojne demokracine parlamentare. Mbetet e pa qarte se cfare do te ndodh me kestet qe profesionet e lira kan paguar. Duhet te ndermarrimm nje nisem ligjore per kompensimin dhe rimbursimin e te gjithe atyre profesionisteve te cilet i kan paguar kestet.
Gazment Bardhi: I mbyti qeveria me tatim antikushtetues 30 mijë profesionistë të lirë. Ca të bësh me lekët ta ka thënë GJKK, do duhet t’ua kthesh. Është vendim antikushtetues, thotë çdo tatim i parapaguar nga këto profesionistë do duhet t’iu kthehet buxhetit familjar të tyre dhe jo buxhetit të shtetit. Atë që hartoi dispozitat për të shtypur të drejtën e opozitës për kontroll parlamentar, i njëjti person që la treguar me vepra që nuk pyet për kushtetutë, themi që do e caktojmë të rregullojë antikushtetueshmërinë e vet. Kjo tregon që ju nuk tërhiqeni nga antikushtetueshmëria. E vetmja gjë që ka për ndërhyrje është ligji për tatimin e profesionistëve të lirë. Duhet të tërhiqeni dhe ndoshta me procedurë të përshpejtuar t’u kthejmë paratë mbrapsht. Paratë e profesioneve të lira, që iu morën përmes një takse anti-Kushtetuese, të shkojnë tek profesionet e lira. Ato para të mos shkojnë tek Belinda Balluku, e cila një rrugë që jepet të ndërtohet me 140 milionë euro, pak muaj më pas kushton 180 milionë euro.
Sa i takon rregullores së Kuvendit dhe ligjit për Komisionet Hetimore, PD akuzoi mazhorancën se me vendime antikushtetuese ka shkelur të drejtat e opozitës. Madje Bardhi u bëri thirrje që të kërkojnë ndjesë, ndërsa pakënaqësi shfaqi për caktimin e Ermonela Felajt si realtore e PS për ligjin për Komisionet Hetimore. Mazhoranca i cilësoi vendimet e Gjykatës Kushtetuese kundër qeverisë, si provë e pavarësisë së drejtësisë./ZËRI