Politikë

Largimi i Rrumbullakut, PD: E shkarkuan me ceremoni, e njëjta skemë që u përdor me Gledis Nanon

Mbrëmjen e djeshme, në media u njoftua dorëheqja e Rrumbullakut, ndërsa sot largimi i tij u etiketua nga ministri Ervin Hoxha, si dorëzim i stafetës

E.K
Largimi i Rrumbullakut, PD: E shkarkuan me ceremoni, e njëjta skemë
Ervin salianji

TIRANË- Partia Demokratike përmes deputetit Ervin Salianji, ka komentuar largimin e Muhamet Rrumbullakut nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Salianji tha se nuk ka pasur asnjë dorëheqje, dhe Rrumbullaku ka qenë i detyruar për t’u larguar, duke theksuar se “ai është shkarkuar me ceremoni”.

“Jam i bindur që është shkarkim me ceremoni. Largimi i detyruar, ka pasur një drejtor të përgjithshëm dy vite më para që nuk pranoi të jepte dorëheqje, është e njëjta skemë. Tre drejtorët e fundit, Ardi Veliu, e detyruan të dorëhiqej dhe e shpërndau letrën ministria, e patë që nuk dinte të shkruante. Gjithashtu edhe Gledis Nano, doli lajmi se u dorëhoq dhe doli e tha që se kam dhënë dorëheqjen. Sot kemi dy drejtorë të përgjithshëm që paguhen me taksat e shqiptarëve”, u shpreh Salianji.

Mbrëmjen e djeshme, në media u njoftua dorëheqja e Rrumbullakut, ndërsa sot largimi i tij u etiketua nga ministri Ervin Hoxha, si dorëzim i stafetës, për shkak të ligjit të ri të Policisë së Shtetit, që synon reformimin e kupolës drejtuese. /ZËRI

Poll

MOS HUMB