Politikë

'Mos më dhuno', plas keq mes Dogjanit dhe Gogut tek 'Ligjet'

Dy deputetët nuk i kursyen fjalët ndaj njëri-tjetrit, por ku nuk munguan as fyerjet.

E.K
'Mos më dhuno', plas keq mes Dogjanit dhe Gogut tek
Debati në Komisionin e Ligjeve

TIRANË- Rikthimi i opozitës në Kuvend pas dakortësisë Bardhi-Çuçi nuk ka qenë e qetë. Këtë të hënë Komisioni i Ligjeve u mblodh fizikisht pas disa muajve online për shkak të kaosit të shkaktuar nga opozita në Kuvend. Gjatë mbledhjes së sotme pati një përplasje mes Toni Gogut dhe Asllan Dogjanit. Dy deputetët nuk i kursyen fjalët ndaj njëri-tjetrit, por ku nuk munguan as fyerjet.

Debati:

Toni Gogu: Ju vini nga një aksion i mahnitshëm opozitar, për të cilin falënderoj vetëm Bardhin, i cili shkoi, ju gjeti, ju mori, ju solli dhe bëri shumë mirë që ne të debatojmë.

Asllan Dogjani: Je dele e Edi Ramës ti, more vesh apo jo.

Toni Gogu: Zoti Dogjani, s’të përmenda. Mund të më thuash cila ishte fyerja ime? Të lutem! Fyerjet po i zë ti në gojë. Kujdes! Me shumë kujdes!

Asllan Dogjani: Ore vazhdo me procedurën, s’ke punë me ne

Toni Gogu: Të lutem mos më dhuno, jam në hapësirën time rregullative për të diskutuar. Pse kërceni?! Ne ju dëgjojmë. Shumë që keni ardhur, të debatojmë./ZËRI

Poll

MOS HUMB