Politikë

‘Mos ma prekni Bardhin’, Rama fushatë për rektorin e UBT-së: Ka marrë të këqijat e mia, s’ka kundërshtar në garë

Rama kërkoi që pedagogët të mbështesin për një mandat të ri rektorin Sallaku

E.K
‘Mos ma prekni Bardhin’, Rama fushatë për rektorin e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm sot në Universitetin Bujqësor të Kamzës, ku u lidh një marrëveshje bashkëpunimi dhe partneriteti me universitetin BOKU të Vjenës. Në fund të fjalës së tij përpara të pranishmëve, Rama pyeti për procesin e zgjedhjeve në Universitete, dhe kërkoi nga pedagogët që të mbështesnin rektorin Fatbardh Sallaku. Ky i fundit, pavarësisht mbështetjes apo jo të kryeministrit Edi Rama, garon i vetëm në zgjedhjet që do të mbahen në datë 21 Qershor.

‘Janë bërë zgjedhjet këtu, ne e mbështesim hapur Bardhin, që të jemi të qartë. Nuk ndërhyjmë në proceset akademike. Por mesazhi që kam për pëdagogët është mos na e prekni Bardhin, se është një hurdhër pa të cilën gjërat do të shkojnë vetëm ters. Nuk e di kush e konkuron Bardhin, nuk e njoh të më fali, por Bardhi duke qenë se ka ndejtur kaq kohë me mua, ka marrë të këqijat e mia, dhe me siguri garon pa kundështar”, u shpreh Rama, ndërsa u shoqërua më te qeshura nga të pranishmit.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB