Politikë

Berisha mbledh drejtuesit politik për zgjedhjet e vitit 2025: Asnjë krahasim me "ansamblin e kolegëve të SPAK" të Ramës

Ai theksoi se ky mision është vendimtar për rikthimin e Shqipërisë në normalitet, demokraci, dhe prosperitet, si dhe për integrimin e saj në BE.

M.M
Berisha mbledh drejtuesit politik për zgjedhjet e vitit 2025: Asnjë
Foto nga takimi

TIRANË- Sali Berisha ditën e sotme ka zhvillaur një takim pune me drejtuesit politikë të PD të cilët u caktuan pak ditë më parë. Ky takim filloi rreth orës 17:20 dhe përfundoi pas gati një ore. Berisha këtë detyrë të tyre në zgjdhjet 2025 e cilësoi si "më të rëndësishmen e karrierës së tyre." Ai theksoi se ky mision është vendimtar për rikthimin e Shqipërisë në normalitet, demokraci, dhe prosperitet, si dhe për integrimin e saj në BE. Politikani gjithashtu theksoi se detyra më urgjente është nxitja e një revolte popullore për krijimin e një qeverie teknike, që do të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. 

"Ju jeni politikanë me përvojë, jeni politikanë me formim politik. Keni kryer dhe përmbushur gjatë karrierës politike me sukses detyr shumë të rëndësishme. Por theksoj që në fillim se misioni që keni marrë përsipër është më i rëndësishmi i jetës suaj, sepse suksesi i këtij misioni është vendimtar për rikthimin e Shqipërisë në normalitet. Ky mision, them dhe njëherë, më i rëndësishmi që keni përmbushur në të gjithë karrierën tuaj për ju dhe të gjithë, kalon kësaj here në një rrugë të vështirë, në një rrugë komplekse, të veçantë."

Berisha mbledh drejtuesit politik për zgjedhjet e vitit 2025: Asnjë

Foto nga takimi

Ai u bëri thirrje demokratëve dhe qytetarëve që të angazhohen me dinamizëm dhe kreativitet për të udhëhequr me sukses opozitën drejt fitores, duke theksuar se është vendimtare të mobilizohen për të përmbushur pritshmëritë e popullit dhe për t'i dhënë fund psikologjisë së qytetarëve të dorës së dytë.

Ish-kryeministri Sali Berisha vlerësoi 12 drejtuesit e Partisë Demokratike, duke i cilësuar si të pa krahasueshëm me "ansamblin e kolegëve të SPAK" të Edi Ramës. Ai theksoi se këta drejtues të PD, megjithëse me të meta dhe dobësi, janë avokatë të interesit publik dhe ndryshimi mes tyre dhe zyrtarëve të SPAK është "si dita me natën." Berisha përmendi emra si Belind Këlliçi dhe Oerd Bylykbashi, duke i vlerësuar për guximin dhe angazhimin e tyre kundër korrupsionit dhe në mbrojtje të qytetarëve. Ai i krahasoi këta me figura të njohura si Elisa Spiropali dhe Emirjana Sako, të cilat i akuzoi për përfshirje në afera korruptive.

"A mund të krahasohet Belind Këlliçi me korbën e kovidit që në të gjithë Eurpën nuk ka një të dytë i ajo, që solli shëndetësinë në Shqipëri në ditën më të zezë, e shndërroi ministrinë në bursë vdekjeje për qytetarët.Këto krahasime dhe i bëj me keqardhje, por nuk mund të pranoj poshtërimin që bëri Edi Rama duke servirur ekipin e krimit para jush.

Po mund të krahasohet Oerd Bylykbashi me Emirjana Sakon, me mis hajninë, mis papërgjegjësinë, banore e Skapit, me duar të zeza të zhytura në aferën e inceneratorëve, në afera të tjera të Porto Romanos, etj.

Po të ndalemi tek Shkodra, amund të krahasojë njeri në botë Luçiano Boçin me Safet Bajrin? Do thoni ju nuk është Safeti. Po Safeti është paradhomë e Benetit mor. E di gjithëë Shkodra që Safet Bajri është paradhomë e Benetit, dhe Beneti është banor i Skapit.

Pa të shkojmë në Lezhë. Krahasoni pak publicistin, politikanin, intelektualin Agron Gjekmarkaj. Ulusiu që e do Louis Vuittonin,por ia vjedh Damani.

Shkojmë në Fier, Gazment Bardhi, një politikan i talentuar, i ri, i cili me guxim në emër të interesit publik u dëshmoi shqiptarëve se Edi Rama dhe vëllau i tij janë trafikantë të rrezikshëm ordinerë, dhe se Skapi i Edi Ramës mbyll dosjen e Olsi Ramës.

I kam këtu përpara, Ervin Salianji, Arbjan Mazniku. Arbjan Mazniku është i pangopuri, është zëvendësi i Erion veliajt te 5D. Po më thoni ju mua, çfarë do në Elbasan ky njeri? Çfarë merite ka ky përveç vjedhjeve të tmerrshme që ka bërë në Tiranë?

Ivi Kaso, një avokat, një jurist i shkëlqyer dhe një politikan i ri, i kthjellët, i vendosur. Një njeri që kudo që punoi, punoi me nder dhe dinjitet. Nuk të thotë dot kush gjysmë fjalë, çerek fjale. Krahasoni ju këtë me Peleshin. Të cilin mbiemri shpreh më mirë se çdo gjë tjetër për karakterin e tij.

Flamur Hoxha dhe Pandeli Majko. Çfarë është Pandeli Majko, një kriminel elektoral i faktuar, i dokumentuar, banor i Skapit, me dosje, aferë krimi elektoral 800 mijë euro.

Mirela Kumbaro, simboli i shkatërrimit. Mirela Kumbaro ka të paktën 20 dosje. Në qoftë se ka një neron ministër që shkatërron trashëgiminë kulturore dhe mjedisore është Mirela Kumbaro.

Me kë rivalizon? Me doktor Tritan Shehun. Me një nga personalitetet më të shquara të mjekësisë shqiptare."

Ky takim me drejtuesit politik të Partisë Demokratike vjen në të njëjtën ditë me Asamblenë e Partisë Socialiste ku Edi Rama caktoi drejtuesit e qarqeve të Partisë Socialiste për zgjedhjet e viti 2025./ ZËRI

Poll

MOS HUMB