Politikë

Miliona euro në lojë, kur do të nisë zbatimi i marrëveshjes për emigrantët me Italinë

Marrëveshja hyn në fuqi në datën 22 Mars

E.K
Miliona euro në lojë, kur do të nisë zbatimi i
Marreveshja Rama Meloni

TIRANË- Marrëveshja për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë do të hyjë në fuqi në 22 Mars, duke i hapur rrugën ndërtimit të kampeve në Gjadër dhe në Shëngjin. Marrëveshja është publikuar në Fletoren zyrtare pas votimit në Kuvend dhe dekretimit nga ana e presidentit Begaj. Pala italiane në këtë mënyrë do ta ketë rrugën e hapur për ndërtimin e kampit të pritjes në Shëngjin dhe të kampit të akomodimit të emigrantëve në Gjadër të Lezhës.

Afatet

Deri më datën 22 prill të këtij viti, Shqipëria duhet të hapë një llogari të posaçme bankare që do të përdoret për pagesat që pala italiane do të bëjë në rastet e shpenzimeve të papritura nga pala shqiptare.

Brenda qershorit, pala italiane do të hedhë në llogarinë e Thesarit të Shtetit shqiptar, shumën 16.5 milionë euro, që do të përdoret si paradhënie. Po ashtu, brenda qershorit pala italiane duhet të hapë në një bankë tregtare në Shqipëri, një llogari bankare të dedikuar ekskluzivisht për depozitimin e burimeve që lidhen me fondin e garancisë që llogaritet 100 milionë euro.

Objektet që do të rindërtohen

Janë 10 objekte ushtrarake të rrënuara që do të rindërtohen në Gjadër, të cilat do të kthehen në kamp strehimi për emigrantët, me një sipërfaqe më shumë se 1900 metra katrorë. Në total, kampi i emigrantëve në Gjadër është 77 mijë metra katrorë. Po ashtu, në Portin e Shëngjinit do të krijohet një seksion i veçantë për për pritjen dhe trajtimin shëndetësor të emigrantëve.

Shifra e investimit

Investimi që Italia do të bëjë në këto dy kampe arrin vlerën e 30 milionë eurove në total. Marrëveshja parashikon një kapacitet maksimal prej 3 mijë emigrantësh. Kjo marrëveshje parashikohet të zgjasë të paktën 5 vite ndërsa pala shqiptare ruan të drejtën që të ripërtërijë ose jo protokollin në fund të afatit pesëvjeçar të saj, si dhe ta zgjidhë atë, në çdo kohë, me kushtin që të lajmërojë 6 muaj përpara.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB