Politikë

Meta SULM Dumanit e Kryemadhit: SPAK tarallaku përdor njerëz të vegjël që u sekuestron telefonin

Gjatë fjalës së tij, me tone të ashpra Meta tha se SPAK po përdor njerëz të vegjël kundër të tij, mes të cilëve dhe ata që u ka sekuestruar telefonat. (Deputetes së PL-së Monika Kryemadhi i është sekuetsruar telefoni nga SPAK).

E.K
Meta SULM Dumanit e Kryemadhit: SPAK tarallaku përdor njerëz të
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka vijuar sulmet sërish këtë të premte ndaj Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, por dhe ndaj Monika Kryemadhit, bashkëshortes së tij. Gjatë fjalës së tij, me tone të ashpra Meta tha se SPAK po përdor njerëz të vegjël kundër të tij, mes të cilëve dhe ata që u ka sekuestruar telefonat. (Deputetes së PL-së Monika Kryemadhi i është sekuetsruar telefoni nga SPAK).

Ilir MetaPër SPAK tarallakun se mos i ka ngelur hatri njeriu kam këtë mesazh. Ilir Meta është këtu e do jetë gjithmonë këtu. Edhe në 92 kur më thërrisnin cdo javë për të ikur, që mos arrestohesha  përgjigja ishte ja ku jam, bëjeni detyrën dhe madhëria ju falënderon. Më thirri mua një prokuror më erdhi fletëthirrja. Edhe e kishte lënë derën hapur ai Lona. Edhe tha sekretarja hyni. Ai si figurë e madhe pas ishte dritarja edhe bënte sikur nuk kuptonte me poza ke parasysh ti, prokuror i jashtëzakonshëm... Florinjtë e Ilir Metës, e ka thënë Tedi. Ku janë Tedi florinjtë?  SPAKU torollaku te hetojë këtë të dojë, Metën e cilin të doje. SPAKU torollaku duhet të kuptojë që nuk mund të përdore njerëz të dobët, në PL, të cilëve mund tu ketë sekuestruar celularë, letra e ku di unë dhe ti përdore ata kundër PL dhe kundër Ilir Metës. Shtëpi e vila të shkojnë t'i sekuestrojnë të gjitha. S’ka problem, po ta shoh situatën keq do ve një krevat të shtëpia e nënë Selvisë, plus që kemi selinë. Ose te Partia e Lirisë. Por Partinë e Lirisë, që do sjellë lirinë e Shqipërisë ta harrojë SPAKU torollaku që mund ta sjellë vërdallë. Sepse i ndodh ajo gjë që bëhet shembull në gjithë botën. Ishte një prokurore në Maqedoninë e Veriut, që luftonte korrupsionin, ku shkoi zonja?  Italia kishte Di Pietron, ku përfundoi? Një ministër. E dini ça ishte Di Pietro, hajdutë tenderash... Siç i përdorte Nano disa hajde ti biem Metës... Ne jemi për reformën në drejtësi që arreston Edi Ramën. Atë e ka paralajmëruar drejtori i prokurimeve.

Prej disa ditësh, Meta flet për një tradhëtar në selinë e Partisë së Lirisë, por nuk ka zgjedhur në asnjë moment që të japë një emër. Por lëvizja e parë që po bëhet nga PL-ja është largimi i Brahimllarit. Dyshime ka edhe për largimin e Kryemadhit nga Partia, pasi ka premtuar se do "zhdukë" nepotizimin, por deri më tani nuk ka asnjë lëvizje konkrete. E gjitha pritet të vendoset në konventën e 27 prillit./ZËRI

Poll

MOS HUMB