
TIRANË- "Problemi i Monës nuk është problemi më i madh në parti", kështu deklaroi këtë të premte kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, duke folur pas bashkëshortes së tij, deputetes Monika Krymadhi. Sipas tij, tashmë në PL do të ketë demokraci maksimale.
Ilir Meta: Më vijnë në zyrë e më thonë se kemi hallin e Monës, çfarë po i ndodh Monës? Mona është zemra jonë, është deputete, mund të jetë prap deputete, nuk ka asnjë problem. Nuk është problem i Monës problem më i madh në parti. Ata nuk kanë hallin e Monës, po kuptojnë që në parti po fillon rregulli. Për të gjitha ata që kanë hallin e Monës, Mona është yll bote. Mbase mbas statutit mund të votohet për në Kryesi dhe unë me shumë kënaqësi do vijoj të shërbej në komisionin e bujqësisë, por kjo historia e Monës nuk është e Monës, por e atyre që kërkojnë që në këtë parti të ketë kaos, të ketë kakofoni, të mos ketë llogaridhënie, organizim, axhendë, afate, lista të qarta të votuesish. Me sa duket u pëlqen të rrinë në opozitë. Partia do të ketë demokraci maksimale që të flasë kushdo dhe të dëgjohet, ama kur vjen tek vendimet që merren me vendim në mënyrë demokratike, pastaj ka ekzekutim vendimesh./ZËRI