Politikë

Meta: Në SPAK më pyetën për lejet në Gjirin e Lalzit, investimet ndryshuan zonën, njëherë ika me helikopter se s'kishte rrugë

Ndërsa ka shtuar se është pyetur dhe në lidhje me lejet që janë dhënë për ndërtime në Gjirin e Lalzit, një prej të cilëve kompleksi “Lura”. Sipas Metës, investimet i kanë dhënë jetë asaj zone, pasi më herët duheshin katër orë për të shkuar me makinë.

E.K
Meta: Në SPAK më pyetën për lejet në Gjirin e Lalzit,
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirtisë, Ilir Meta ka dhënë detaje në lidhje me dëshminë e dhënë prej tij këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi qëndroi më shumë se 3 orë brenda. Në një konferencë për gazetarët, Meta tha se është pyetur në lidhje me Albeto Rancini dhe nëse ka lidhje me të. Ndërsa ka shtuar se është pyetur dhe në lidhje me lejet që janë dhënë për ndërtime në Gjirin e Lalzit, një prej të cilëve kompleksi “Lura”. Sipas Metës, investimet i kanë dhënë jetë asaj zone, pasi më herët duheshin katër orë për të shkuar me makinë. Për këtë arsye sipas tij, ai në inaugurim ka shkuar me helikopter. Po ashtu foli dhe për një shumë prej 5000 mijë eurosh që SPAK pretendon se i është dhënë nga një ish-zyrtare e LSI-së, në kohën që punonte në Ministrinë e Financave.

Ilir Meta: Përveçse seanca e sotme ishte një turp i vërtetë, të pyesësh Ilir Metën, a e njeh Albeto Rancini. Nga përgjimet del se të ka bërë dhuratë për ditëlindje te Gjiri i Lalëzit, palma.Alberto i luleve, i thashë, shkoni more shikojeni tamam. I ka sjellë lulet dhe i ka marrë pas 24 orësh. Si mund t'i thuash Ilri Metës a ke dhënë leje për kompleksin Lura në Gjirin e Lalëzit, që i ka dhënë zhvillim gjithë vendit atje. A ka njeri që ka kërkuar leje për të ndërtuar fshatra turistik në atë kohë dhe nuk ka marrë leje? Shkoje në Gjirin e Lalëzit atë kohë dhe duhet të ikje me kalë se makina nuk shkonte. Kur kam inauguruar kompleksin kam shkuar me helikopter se doje 4 orë të shkoje atje. Si mund t'i thuash Metës a e njeh Elenën që ka qenë punonjëse financash te LSI. Të ka dhënë Elena ty 5000 dollarë në 2006, më pyetën? Mua Elena të më jepte kaq? I keni në një numër llogarie bashkë me bashkëshorten tënde. U thash shkoni pyesni atë. Ke takuar ti Palmerin. Po sigurisht që e kam takuar. Të gjitha këto bëhen me një qëllim për të spostuar vëmendje nga skandalet e Edi Ramës. Merren me historitë a ke diskutuar me Monikën për veprimet që ka bërë kjo me llogaritë, i thash që për çështje pronash llogari i ka bërë me mirëbesim Monika, unë jam marrë me politikë. Ky është degjenerim, nuk është drejtësi./ZËRI

ZERI POLL

Ku do t'i kaloni pushimet për këtë verë?

  • Në Shqipëri
  • Do udhëtoj jashtë vendit
  • Jam i/e pavendosur
  • Nuk do të bëj fare pushime

MOS HUMB