
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një deklarate për mediat ka folur në lidhje akuzat e bërë ndaj kreut të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, duke e akuzuar këtë të fundit se është takuar me Charles McGonigalin. Në lidhje me akuzën, Dumani reagoi së fundmi duke u shprehur se nuk e ka takuar ndonjëherë McGonigalin, duke pretenduar se nuk e ka sulmuar Dumanin. Por sapo përfundoi fjalinë, e “sulmoi” Altin Dumanin duke e cilësuar si ‘kushëririn e Nuredin Dumanit’ killerit me pagesë i cili pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë duke treguar vrasjet.
"Nuk ekziston asnjë sulm pavarësisht se i kam bërë të qartë si president publikisht se zgjedhja e prokurorit të Përgjithshëm me 69 vota ishte një kapje flagrante e institucionit të Prokurorisë pasi në këtë mënyrë u kap KLP. SPAK-u ka patur gjithë mbështetjen time për të bërë detyrën e tij dhe kurrë nuk e ka bërë. SPAK është rezultat i një pjelljeje të sforcuar. Të gjithë prisnin që SPAK të vepronte për zgjedhjet e vitit 2021, ku u derdh gjak. Sa i takon raporteve të mia me SPAK ka qenë transparente. Kam çuar disa raste në SPAK, por kurrë nuk kam marrë përgjigje Ca prisni që kushëriri i Nuredinit ka takuar McGonigal, këtë prisni ju? Të thotë kushëriri i Nuredinit që ka vajtur në Fier disa herë te Kastriot Ismailit, i dënuar në atë kohë, duke iu lutur të bënte dëshmi kundër Ilir Metës, se mbronte GJK në mënyrë që ai të dilte nga burgu dhe ky që nisi procesimin kundër Ilir Metës, mbi bazën e një delinkuenti të dënuar nga gjykata për dhunë në familje,"-tha Meta për Dumanin.