Politikë

A do të përjashtohet Kryemadhi nga gara për deputete? Meta: Ka persona të tretë që shfrytëzojnë nepotizmin

Meta tha se nepotizmi nuk lidhet me një emër specifik

E.K
A do të përjashtohet Kryemadhi nga gara për deputete? Meta: Ka
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, është pyetur nga gazetarja e ZËRI-t Florida Mingla, në lidhje me deklaratat e forta që ai ka bërë së fundi, për t'i dhënë fund nepotizmit brenda partisë së lirisë. Meta tha se nepotizmi nuk lidhet vetëm me emrin e Kryemadhit, por me të gjitha strukturat e tjera brenda partisë. 

Kush janë tradhtarët brenda partisë?

Partia e Lirisë është këtu... nuk është momenti, ne kemi një platformë të qartë, që e kthen Partinë në gjithëpërfshirëse, bazuar vetëm në standardet e meritokracisë. Duam të japim mesazhin se si do të jemi ne në qeverisje, sepse e dimë që ka një rritje të frikshme të korrupsionit për shkak të nepotizmit. Miliarda euro që nuk hyjnë në administrim. Nepotizmi është kaq shumë i rënduar në vendin tonë, sa prokuroria është bërë një shembull i frikshëm, ku nga një familje janë 7 anëtarë. 

Kur ju flisni për dhënien fund të nepotizmit, a e keni fjalën për zonjën Kryemadhi?

Kur flasim për nepotizmin nuk i referohemi asnjë emri specifik, por flasim për pika në statut, që i japin fund njëherë e mirë keqpërdorimit të marrëdhënieve familjareve. Kur e bëjnë vetë personat, ose kur kjo bëhet dhe nga persona të tjerë. Nuk flasim vetëm për Partinë e Lirisë, por edhe për Lëvizjen Rinore. Flasim për një model krejt tjetër, sepse nepotizmi vret meritokracinë, meritokracia nxit talentin dhe energjinë e secilit, për tu ndjerë i vlerësuar dhe i arrirë. Ne jemi një popull shumë i talentuar, këtë shqiptarët e kanë treguar edhe jashtë vendit.

A do ta kandidoni Kryemadhin në zgjedhjet e ardhshme? 

Pyetja është e gabuar, sepse nuk jam unë personi që kandidoj, apo skualifikoj, PL ka strukturat e saj, që do të pësojnë ndryshime shumë të rëndësishmë, çdo çështje dhe element, do të jetë pjesë e debatit për ndryshimet statutore, që të shmangen lidhje të tilla nepotike. Kjo nuk do të thotë se këta persona nuk mund të kandidojnë.

Poll

MOS HUMB