Politikë

Meta: Basha dhe 'tarallaku' morën nga 2 mln euro për të vënë të parët në listat e deputetëve

Sipas tij, ai bëri të kundërtën, pasi zgjodhi të rinjtë.

E.K
Meta: Basha dhe 'tarallaku' morën nga 2 mln euro për të
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka hedhur akuza të forta ndaj kryedemokratit Lulzim Basha dhe Kryeministrit Edi Rama. Gjatë fjalës së tij në Konventën e PL-së, me tone të ashpra ai tha se Basha dhe Rama kanë marrë deri në 2 milion euro për të vendosur kandidatët për deputetë të parët në listë. Sipas tij, ai bëri të kundërtën, pasi zgjodhi të rinjtë.

Ilir Meta: Organizimi sot fillon nga e para, në darkë do të mblidhemi me komisionin e organizimit dhe do të bëjmë bilancin e ditës së sotme, do e fillojmë nga vetja. Pse gënjehet Ilir Meta me foto, bëj një foto 5 veta aty. Bënë mbledhje ata të rinisë e u mblodhën 15 veta. Nuk dinte Ilir Meta si Luli dhe tarallaku të merrte nga 1 mln euro, 2 mln euro për të vënë të parin në Fier, të dytin atje apo këtu. Unë vura të rinj që të bëhen modele për të rinjtë./ZËRI

Poll

MOS HUMB