
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë fjalës ë tij në Konventën e PL-së i është rikthyer sërish djegies së mandateve dhe tregoi gabimin që ka bërë në atë kohë. Sipas tij, nuk duhet të kishte marrë në telefon vetëm dy deputetë, por të gjithë. Po ashtu ai kishte një mesazh për anëtarët e Konventës, ai tha se kush është me të të qëndrojë, ndërsa ata që duan lojëra nuk ja dalin dot. Ndër të tjera Meta tha se ka bërë shkollën e Ramiz Alisë, Fatos Nanos dhe Sali Berishës në politikë.
Ilir Meta: Unë dua tu them një gjë gjithë Shqiptarëve, e dinë që unë Kushtetutën jo që nuk e kam shkelur, dhe këtë e ka thënë dhe Venecia ku është hedhur para e madhe kundër Presidentit. Një gabim e kam bërë unë, kam bërë gabim që natën e zgjedhjeve, pasi u zgjova nga ora 2 e natës në Vlorë, për të bërë presion ndaj mafias, që nxitën dhunë e vrasje në Elbasan, që kishin plan ta linin opozitën me 20 mandate, unë i vetëm bëja presionin që duhet të bëja për të shpëtuar pluralizmin. Më dhimbsej partia ime që kisha krijuar, me po po, jo-jo. Kush është me Ilir Metën, nëse votohet president, do të rrijë me Ilir Metën. Kush qëndron këtu për të bëra lojërat e atij torollaku, e ka shumë gabim, se Ilir Meta ka bërë shkollën e Ramiz Alisë, Fatos Nanos, Sali Berishës, etj. Ndaj gabimi që unë bëra, filloi me 9% numërimi i LSI, kur u zgjova unë vajti me 6%. E dija që ishin dy kompani izraelite, që kishin lidhje bashkë që punon një për Ramën e një për Lulin, kundër LSI. Dogjën mandatet, bëra gabim që fola me dy deputetët, por duhet ti kisha marrë të gjithë./ZËRI