Politikë

Mediat italiane: Gjykata shqiptare injoroi kritikat për marrëveshjen e emigrantëve

RAI shkruan se marrëveshja mes Romës dhe Tiranës nuk dëmton integritetin territorial të Shqipërisë, por kjo media shton se gjykata shpërfilli kritikat e OJQ-ve dhe të opozitës shqiptare

D.XH
Mediat italiane: Gjykata shqiptare injoroi kritikat për marrëveshjen e
Edi Rama dhe Georgia Meloni

ITALI- Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në vendin tonë, që i dha ‘OK’ marrëveshjes për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë, është pasqyruar gjerësisht në mediat italiane.

RAI shkruan se marrëveshja mes Romës dhe Tiranës nuk dëmton integritetin territorial të Shqipërisë, por kjo media shton se gjykata shpërfilli kritikat e OJQ-ve dhe të opozitës shqiptare kundër hapjes në territorin e Republikës Ballkanike të dy qendrave të mëdha të pritjes për migrantët.

Media tjetër “Il Fatto Quotidiano” i ka kushtuar rëndësi argumenteve që ka dhënë Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Kjo medie ka cituar Holta Zacajn, sipas së cilës marrëveshja është në përputhje me Kushtetutën. Mediat e njohur italiane sjell në vëmendje deklaratën e Komisionerilt të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, që ka shprehur shqetësime për këtë marrëveshje.

“Këto transferime në Shqipëri për të përmbushur procedurat e azilit dhe kthimit, shmangin çështjet e rëndësishme të të drejtave të njeriut, veçanërisht lirinë nga ndalimi arbitrar dhe nevojën për të siguruar procedura adekuate të azilit, duke përfshirë kontrollin dhe identifikimin” – tha Türk.

Edhe Corriera Della Serra nënvizon faktin se marrëveshja u miratua me 5 vota pro dhe 4 kundër nga Gjykata Kushtetuese. Debatet kanë qenë të ashpra dhe më pas ka zgjatur disa orë.

Pas vendimit të marrë nga ana e Gjykatës shqiptare ka reaguar Sara Kelany, relatore në Dhomën e Deputetëve, përfaqësuese e “Fratelli d’Italia”.

“Shqipëria do të përmbyllë brenda pak ditësh procesin parlamentar dhe me kalimin e projektligjit të ratifikimit edhe në Senat do të jemi gati të shkëmbejmë nota dhe të nisim projektin. E majta italiane, e cila ditët e fundit ka qenë e zënë duke kërkuar ndalimin e procesit parlamentar të miratimit të traktatit me supozimin e rremë se Gjykata Kushtetuese shqiptare ka sanksionuar antikushtetutshmërinë e tij ka dëshmuar edhe një herë se është e gabuar”, – deklaroi ajo.

Sot, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka miratuar me 5 vota pro dhe 4 kundër, marrëveshjen për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë./ZËRI/

Poll

MOS HUMB