Politikë

Bllokuan seancën plenare! Përjashtohet 20 ditë Ervin Salianji. 10 ditë pezullim për 18 deputetë të tjerë

Sekretariati i Etikës mori vendimin për të përjashtuar disa ditë deputetët e Partisë Demokratike.

k.m.
Bllokuan seancën plenare! Përjashtohet 20 ditë Ervin Salianji. 10
Pamje nga Kuvendi

TIRANË- Sekretariati i Etikës në parlament ka marrë vendimin për të përjashtuar nga seancat parlamentare për 10 ditë deputetin e PD Ervin Salianji dhe me 10 ditë, 18 deputetë të tjerë, për kaosin në Kuvend. 

Përjashtohet 20 ditë deputeti:

Ervin Salianji

Përjashtohen 10 ditë deputetët demokratë:

Albana Vokshi

Sorina Koti

Elda Hoti

Lindita Metaliaj

Isuf Çela

Tritan Shehu

Lefter Gështenja

Helidon Bushati

Xhelal Mziu

Edmond Spaho

Oerd Bylykbashi

Samir Koreshi

Kasem Mahmutaj

Ramadan Lika

Kastriot Piroli

Qani Xhafa

Lodovik Hasani

Luan Baçi 

Salianji pas përjashtimit: Vendimi, shpallje lufte për ne

Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka komentuar kërkesën e PS-së, që u kthye edhe në vendim, për përjashtimin me disa ditë të 19 deputetëve të Partisë Demokratike nga seancat plenare. Ai u shpreh se kryeministri Edi Rama dëshiron një vend që nuk ka opozitë, duke shtuar se kreu i qeverisë ka nënshtruar të gjitha institucionet e Shqipërisë. Më tej, Salianji theksoi se nuk do të ketë seanca normale parlamentare, nëse nuk plotësohen kërkesat e deputetëve të opozitës.

“Rama do një vend pa opozitë, ka luftuar dhe ka rritur të nënshtrojë me vullnetin e tij çdo institucion, edhe opozitën e ka pasur deri para pak kohësh. Po kërkon të ketë një parlament pa opozitë. Përjashtohen 19 deputetë vetëm se protestojnë për të kthyer të drejtën Kushtetuese. Imagjinoni kur ka paturpësinë për ta bërë këtë para publikut, e mendoni çfarë mund të bëjë me një qytetar. Ne kemi thënë që s’do ketë seanca normale parlamentare nëse nuk plotësohen kërkesat tonë. Format që ne kemi zgjedhur të protestojmë kanë qenë të ndryshme. Këta dua të marrin pasuri, tendera të bëjë PPP dhe të mos kontrollohen, se po nuk folëm ne ata nuk shqetësohen. Shqipëria po lëndon dita ditës për largimin e njerëzve nga vendi, ne nëse nuk kemi raportin e censit. Dihet gjë sa është numri i shqiptarëve që jetojnë këtu. Jemi në kushtet që gjithçka kontrollohet. Me gjithë instrumentet matës se demokracisë, Shqipëria është në një autokraci, ku një njeri i vetëm kontrollon gjithë institucionet. Unë kam respekt për një pjesë të kolegëve që janë zgjedhur me votat e demokratëve. Kur ka qenë Kuvendi për të folur, keni parë ju të vijë ky zotëri në Parlament? Basha po bën opozitë part-time”, u shpreh Salianji.

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e 19 deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët bllokuan punimet në seancën plenare të Kuvendit dhe të Komisionit të Posaçëm për Rëformën Zgjedhore. Deputetët të cilët u kërkuan të përjashtohen nga punimet e Kuvendit ishin në total 19: Albana Vokshi, Sorina Koti, Elda Hoti, Lindita Metaliaj, Isuf Çela, Tritan Shehu, Lefter Gështenja, Helidon Bushati, Xhelal Mziu, Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi, Ervin Salianji, Samir Korreshi, Kasem Mahmutaj, Ramadan Likaj, Kastriot Piroli, Qani Xhala, Lodovik Hasani dhe Luan Baçi./ZËRI

Poll

MOS HUMB