Politikë

Mediat greke: Tirana të përgjigjet për shkeljet në zgjedhjet në Himarë, pati modifikim demografik

Gjithashtu flasin dhe për një ndryshim demografik që ka ndikuar dhe në rezultatin e votave.

F.m
Mediat greke: Tirana të përgjigjet për shkeljet në zgjedhjet
Vangjel Tavo dhe Petro Gjikuria

GREQI- Mediat greke shkruajnë se vendi fqinj kërkon përgjigje nga Tirana zyrtare për shkeljet në zgjedhjet e zhvilluara në Himarë. Kathimerini citon burimet diplomatike, teksa përmend moslejimin e 6 mijë qytetarëve për të votuar, për shkak të skadimit të kartave të identitetit. Gjithashtu flasin dhe për një ndryshim demografik që ka ndikuar dhe në rezultatin e votave.

Artikulli:

Burime diplomatike greke i bëjnë thirrje Tiranës që t'i përgjigjet ankesave në lidhje me parregullsitë e procesit zgjedhor në Himarë. 

“Ankesat e bëra nga anëtarët e pakicës etnike greke në Shqipëri në lidhje me kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës, veçanërisht në lidhje me ndryshimin demografik të organit zgjedhor dhe mohimin e të drejtës kushtetuese për të votuar mijëra qytetarë të Himarës, me pretekstin e vlefshmërisë së kartave të tyre të identitetit, ngrenë dyshime serioze për integritetin e procesit”, thonë burime të cituara nga SKAI. 

“Parimi demokratik kërkon që autoritetet shqiptare të vlerësojnë dhe t'u përgjigjen të gjitha raporteve që lidhen me integritetin e zgjedhjeve të djeshme”, shtojnë ata.

Pas numërimit të votave, kandidati i Partisë Socialiste të Edi Ramës, Vangjel Tavos, doli fitues me 58.62%, 4858 vota. Petro Gjikuria ka mbledhur 41.38%, 3400 vota.

Numërimi i votave ka nisur pak pas mesnatës së të dielës në qendër të komisionit zgjedhor. Të pranishëm në sallë ishin dy kandidatët, deputeti Vangjel Dule dhe deputeti dhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Bledi Klosi.

Nga ana e tij, Fredi Beleri denoncoi kryeministrin shqiptar për manipulim të rezultateve të zgjedhjeve, pasi për herë të parë mbajtësve të kartave të vjetra të identitetit iu ndalua të ushtronin të drejtën e votës në rajon.

Fituesi Vangjel Tavo falënderoi Ramën për mbështetjen e tij, ndërsa ftoi Petro Gjikurian të marrë postin e nënkryetarit të bashkisë.

 

Poll

MOS HUMB