Politikë

“Më gjykoni nga reputacioni i armiqve”/ MESAZHI i Veliajt para se të shkonte në SPAK

Që në mëngjes ka ndarë një mesazh në rrjetin social "What'sApp", duke cituar një nga shprehjet e famshme të Presidentit Amerikan, Frenklin D. Ruzvelt.

k.m.
“Më gjykoni nga reputacioni i armiqve”/ MESAZHI i Veliajt para
Erion Veliaj

TIRANË-Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur sot në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizur. Por që në mëngjes ka ndarë një mesazh në rrjetin social "What'sApp", duke cituar një nga shprehjet e famshme të Presidentit Amerikan, Frenklin D. Ruzvelt.

“Më gjykoni nga reputacioni i armiqve që kam bërë,”-shkruhet në postimin e bërë nga kryebashkiaku Veliaj, si një mesazh për të gjithë akuzat që opozitarët kanë drejtuar ndaj tij.

“Më gjykoni nga reputacioni i armiqve”/ MESAZHI i Veliajt para

Burime bëjnë me dije se Veliaj do të merret në pyetje nga SPAK për aferën e inceneratorëve, ku ai i Tiranës është ende nën hetim nga Prokuroria e Posaçme. Por jo për dosjen 5D, pasi ajo çështje është duke u hetuar në dosje më vete. Me urdhër të SPAK, pak javë më parë u arrestuan disa drejtorë të rëndësishëm në Bashkinë e Tiranës, të cilët kishin ngritur një kompani, duke fituar miliona euro tendera nga vetë institucioni ku kishin role drejtuese.

Megjithatë për Veliajn kjo është hera e parë që merret në pyetje nga Prokuroria e Posaçme, ndërkohë që me interes do të pritet një komunikim i tij pasi të lërë ambientet e SPAK./ZËRI

Poll

MOS HUMB