Politikë

‘Mbeti keq kur i refuzuam kafen’, gazetarët e RAI 3 rikthehen në Shqipëri, takojnë Ramën! Të dielën investigimi i radhës

Në investigimin e radhës pritet që të denoncohet lidhja e një biznesmeni që do të ndërtojë kampin në Gjadër, me një zyrtar të korruptuar

E.K
‘Mbeti keq kur i refuzuam kafen’, gazetarët e RAI 3 rikthehen
Edi rama

TIRANË- Gazetarët e Rai 3 janë rikthyer sërish në Tiranë, për të biseduar me kryeministrin Edi Rama në lidhje me paktin e emigrantëve mes Shqipërisë dhe Italisë. Ata u përfshinë në një përplasje me kryeministrin Edi Rama, pas nxjerrjes së pjesës së parë të reportazhit, ku në qendër të tij, ishte dhe roli i sekretarit të përgjithshëm të kryeministrisë Ëngjëll Agacci, ndërsa përmendeshin edhe lidhjet e vëllait të Ramës me krimin.

Së fundi ata janë rikthyer në Tiranë, dhe të dielën paralajmërojnë se do të nxjerrin serinë e radhës së dokumentarit të tyre për Shqipërinë.

“Pas sulmeve të dy kryeministrave, asaj italiane, Giorgia Meloni dhe atij shqiptar, Edi Rama, i rikthehemi trajtimit të marrëveshjes për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë. Intervistuam kreun e qeverisë shqiptare, i cili pranoi t'u përgjigjej pyetjeve të Giorgio Mottola-s, madje edhe atyre të mprehta për infiltrimin e mafies shqiptare në qeverinë e tij”, njofton “Rai 3” në trailer-in e emisionit që do të transmetohet të dielën.

Në takimin e gazetarut Giorgio Mottola-s me kryeministrin Edi Rama, ka pasur një episod që nuk i ka pëlqyer këtij të fundit. Gazetarët kanë refuzuar kafen e Ramës, dhe kjo duket se ka lënë të mërzitur kryeministrin shqiptar.

“I ripërsëritëm kërkesën për intervistë Ramës që na priti në godinën e qeverisë. Ai na tregoi mikpritjen, por mbeti pak keq kur i refuzuam kafen që na ofroi”, thekson televizioni italian.

Nga ana e tij, Rama flet i qejfmbetur. “Ishit pak i dyshimtë edhe për kafenë qe refuzuat, sepse me atë që keni në mendje mund t’u dukem mbase edhe si autokrati që “helmoi” gazetarët”, shprehet Rama.


Vetë gazetarët kanë paralajmëruar investigim më të thellë edhe mbi biznesmenët që janë kontaktuar nga qeveria për ndërtimin e kampit të Gjadrit.

“Një nga personat e kontraktuar për ndërtimin e kampit, ka një kompani për të cilën nuk gjetëm asgjë në të dhënat e qeverisë. Ky person përmendet në një rast të korrupsionit të zyrtarëve. Ka disa politikanë që kanë gjetur Eldoradon në Shqipëri”, paralajmërohet në klipin e “Rai 3” mbi atë që do të publikohet të dielën. 

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB