
ITALI- Kryeministrja italiane Georgia Meloni ka folur këtë të premte për marrëveshjen e nënshkruar me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama në lidhje me emigrantët. Përmes një videomesazhi, Meloni u ndal dhe tek marrëveshja, të cilën e cilësoi marrëveshjen si “historike''.
Sipas shefes së ekzekutivit italian kjo marrëveshje forcën partneritetin strategjik mes dy vendeve. Meloni shprehet se kjo marrëveshje synon luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, parandalimin e flukseve të parregullta migratore dhe mundësinë e pritjes në Evropë vetëm atyre që kanë të drejtën e vërtetë të mbrojtjes ndërkombëtare.
Një mesazh kryeministrja itraliane e kishte dhe për “ithtarët” e kësaj marrëveshje në Itali.
Georgia Meloni: Është një marrëveshje që për ne është historike dhe sepse mund të bëhet model për kombet e tjera, të bashkëpunimit mes vendeve të BE-së dhe vendeve të treta. Ata që nuk janë dakord mund të thonë çfarë të duan, por nuk mendoj se dikush mund të pretendojë se ne synojmë të dëbojmë dike. Kjo është një marrëveshje që forcon partneritetin strategjik me Shqipërinë dhe vendos tre objektiva: luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, parandalimin e flukseve të parregullta migratore dhe mundësinë e pritjes në Evropë vetëm atyre që kanë të drejtën e vërtetë të mbrojtjes ndërkombëtare.
✅ Riforma costituzionale
— Giorgia Meloni (@GiorgiaMeloni) November 10, 2023
✅ Manovra economica
✅ Record occupazionali
✅ Piano Mattei
✅ Accordo Italia-Albania
✅ Misure a sostegno delle persone con disabilità
Ascolta gli aggiornamenti sul lavoro del Governo italiano.#gliappuntidigiorgia https://t.co/7CZxOtrHcn
Giorgia Meloni dhe Edi Rama nënshkruan një marrëveshje për emigrantët në 6 nëntor. Italia do të ndërtojë dy qendra në Shqipëri për të pritur emigrantët, që arrijnë në BE përmes detit. Marrëveshja do të zgjasë 5 vjet, por mund të shtohet edhe me 5 vite të tjera. Gjithashtu për të pritur emigrantët do të ndërtohet vetëm një qendër. Porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë./Zëri.ai