Politikë

Mandati i Xhaçkës, Bardhi: Po bëheni mburojë e paligjshmërisë, ta fusim në rendin e ditës në seancën më të parë

Bardhi: Raportin e keni gati. Do duhet të shkojë raporti i opozitës, sepse këtë ka thënë Gjykata Kushtetuese

E.K
Mandati i Xhaçkës, Bardhi: Po bëheni mburojë e
Gazment Bardhi

TIRANË- Është duke u mbajtur në Kryesinë e Kuvendit, mbledhja e Këshillit për Rregulloren dhe Mandatet, ku po diskutohet mandati i deputetes Olta Xhaçka.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar që kjo çështje të vendoset në pikën e parë të rendit të ditës në seancën e ardhshme plenare. Bardhi kërkojë që Kuvendi të miratojë raportin për mandatin e Xhaçkës, i cili më pas të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim në themel.

Gazment Bardhi: Ju kërkoj që çështje të mos zvarritet më tej dhe do duhet të jetë pikë e parë e rendit të ditës në seancën e ardhshme. Këshilli i Rregullores dhe mandateve nuk ka çfarë ti shqyrtojë më sepse ne e kemi bërë njëherë dhe qëndrimet tona janë të qarta. Ju keni marrë në mbrojtje Xhaçkën, ne kemi kërkuar që të verifikohet nga Kushtetuesja.

Kushtetuesja ka marrë në shqyrtim edhe rolin e këtij këshilli dhe juve ju ka gjetur në shkelje të kushtetutës dhe deputetët e opozitës i ka gjetur në respekt të saj.

Zbatimi i vendimit të Kushtetueses të përfshihen në rendin e ditës në seancën e ardhshme. Raportin e keni gati. Do duhet të shkojë raporti i opozitës, sepse këtë ka thënë Gjykata Kushtetuese.

Atë raport futeni për votim dhe çështja të shkojë për shqyrtim në themel në Gjykatën Kushtetuese.

Poll

MOS HUMB