Politikë

Mandati i Olta Xhaçkës/ Debate në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi-Spiropalit: Hodhët në erë GJK

Ndërkohë kryetari i Grupit Parlamentar, Niko Peleshi u shpreh se mazhoranca e ka zbatuar vendimin e Kushtetueses duke e çuar mandatin në seancë.

F.I
Mandati i Olta Xhaçkës/ Debate në Konferencën e
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Ka nisur me debate mbledhja e sotme e Konferencës së Kryetarëve ku shkak është bërë vendimi i Kuvendit për mandatin e Olta Xhaçkës. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së i është drejtuar kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali duke i thënë se kanë hedhur në erë vendimin e Gjykatës Kushtetuese me votimin e bërë në Parlament, seancën e kaluar. 

Gazmend Bardhi: Nuk ka ndodhur kurrë që Kuveni mos zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ju si kryeparlamentare hodhët në erë Gjykatën Kushtetuese. Praktika pse pyesin Venecian, procedurë për të shpëtuar mandatin. Komisioni i Venecias është organ këshillimor pa efekt detyrues. Kjo sjellje e juaj si mazhorancë rrëzon gjithë poropagandën tuaj se gjasme jeni konstruktivë dhe jeni të hapur. Kjo është propagande pasi veprimet e juaja po na pamundësojnë detyrën. Nuk ka ndodhur kurrë që Kuvendi të mos zbatojë një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Gjykata ju kërkoj që ta miratonit me shpejtësi pasi nuk ka kohë në dispozicion. Praktika juaj gjasme po pyesim Venecian, synon të shpëtojë mandatin me procedure. Këtu nuk ka të bëjë me individin pasi për ne ikën një Xhaçkë dhe vjen një tjetër, këtu ka të bëjë me parimet kushtetuese.

Ndërkohë kryetari i Grupit Parlamentar, Niko Peleshi u shpreh se mazhoranca e ka zbatuar vendimin e Kushtetueses duke e çuar mandatin në seancë. Peleshi theksoi se një opinion nga Komisioni i Venecias do të vlejë për të gjithë. 

Niko Peleshi: Natyrisht që kemi zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke e çuar mandatin në seancë. Kemi përmbushur të gjithë detyrimin; nuk bëhet fjalë vetëm për mandatin e një deputeti, por është i nevojshëm një qartësim për të gjitha rastet që mund të ndodhin në të ardhmen. Ne besojmë se një opinion nga Komisioni i Venecias do të na vlejë të gjithëve, sidomos në një situatë konflikti mes dy të drejtave: diskrecionit të deputetëve për të shprehur vullnetin e lirë në seancë dhe detyrimit për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo qartësi do të na vlejë neve, dhe gjithashtu do t’ju vlejë edhe juve.

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, gjatë seancës në Konferencën e Kryetarëve tha se debati po bëhet mbi një precedent të gabuar, jo për emrin e një deputeti.

Jorida Tabaku: Të nderuar kolegë, znj. Xhaçka është një nga koleget tona. Ne po diskutojmë për parimin, jo për emrin e znj. Xhaçka. Në vitin 2010, çdo progres-raport thuhej që qeveria e PD s’ka respektuar një vendim të GJK dhe tani po bëhet fjalë për 9 vendime të tjera që nuk i zbaton qeveria dhe këtu vendosim një precedent të rrezikshëm. Nuk po diskutojmë fare nëse ka pasur apo jo konflikt interesi, ne mendojmë që po, juve jo, por lëmë gjykatën të vendosë. Por nëse ne përdorim kartonin për të mbrojtur veten tonë, japim një mesazh të gabuar jashtë kësaj salle. Në Venecia ne kemi çuar reformën në drejtësi, ka shkuar një anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe janë gjykuar çështje në Venecia. Ne duhet të heqim dorë nga mbrojtja politike. Po të isha në veten time s’do kisha dashur hiç mburojë politike, le ta vendosë GJK. Përse nuk e keni çuar më herët në Komision të Venecias? Përse ndodh sot për herë të parë kësaj radhe dhe jo më herët? Nuk duhet cënuar standardi që është vendosur nga Gjykata Kushtetuese.Nuk ndjejmë kënaqësi që flasim për këtë çështje, as të flasim kundër njërit apo tjetrit, por e kemi në parim këtë çështje. Ne duhet të flasim në parim dhe zbatojmë në parim vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Ina Zhupa: Po e fusni çeshtjen e mandatit të Xhaçkës, ne nje rruge zvarritje. Nuk mund të ketë opinion mbi vendimin e Gjykates Kushtetuese. Opinionet merren para ose gjatë shqyrtimit nuk mund të kërkohet opinion pasi Gjykata është shprehur. Ju keni zhbërë Gjykatën Kushtetuese.

Taulant Balla: Kemi vepruar në përputhje nenin 73 të Kushtetutës.

Me 65 vota abstenim, 25 pro dhe 9 kundër, Kuvendi i Shqipërisë vendosi mbrëmë pas mesnate, që të mos e dërgojë në Gjykatën Kushtetuese dosjen për shqyrtimin e mandatit të ish-ministres Xhaçka. Votat kundër nga PS u dhanë nga Bullari, Çela, Çyrbja, Gjiknuri, Sterkaj dhe Çuçi, ndërsa vetë Xhaçka nuk ishte fare në sallë në momentin e votimit. Vendimi u mor pas kalimit në votim në seancë plenare të dy raporteve, një nga opozita dhe tjetri nga mazhoranca./ZËRI

Poll

MOS HUMB