
TIRANË- Temperaturat e larta, ecja nëpër male, por dhe “betejat” e fundit që ka pasur me drejtësinë me sa duket e kanë lodhur Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ky i fundit gjatë një takimi që zhvilloi këtë të mërkurë me strukturat drejtuese të PL-së në Tiranë, ngatërroi shtatorin me shkurtin.
Gjatë fjalës së tij, Meta tha se PL synon që të forcojë strukturat e saj në kryeqytet dhe për këtë do të mblidhet Konventa e PL-së në shtator, por… duke vijuar më tej, ai ngatërroi muajt duke thënë me 26 shkurt dhe jo shtator.
Ilir Meta: Jemi për të fuqizuar Partinë e Lirisë në kryeqytet. Do të kemi konventën në fund të shtatorit, pra më 26 shkurt në orën 19:00 në akademinë e Arteve./ZËRI