Politikë

Takimi i parë i eurodeputetëve të Demokracia e Re në Greqi, Beleri merr pjesë online nga burgu

Ky i fundit për shkak se ndodhet në masën e arrestit me burg, ka marrë pjesë në takim përmes një video-konference.

E.K
Takimi i parë i eurodeputetëve të Demokracia e Re në Greqi,
Fredi Beleri dhe Kyriakos Mitsotakis

GREQI- Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar këtë të mërkurë takimin e parë me eurodeputetët e zgjedhur nga lista e partisë së tij, Demokracia e Re. Në takim ka marrë pjesë dhe kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, i cili u rëndit si një nga eurodeputetët më të votuar. Ky i fundit për shkak se ndodhet në masën e arrestit me burg, ka marrë pjesë në takim përmes një video-konference.

Ndërkohë mediat greke, të cilat kanë zbardhur takimin, shkruajnë se Beleri është shprehur se mezi pret të shohë kolegët e tij nga afër, për të punuar së bashku me ta për të mirën e vendit. Ndërsa shtojnë, se Beleri gjatë fjalës së tij është shprehur se beson fort në potencialin e këtij Eurogrupi dhe Partisë Popullore Evropiane.

Gjykata e Posaçme e shkallës së parë e ka dënuar Belerin me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës mbahet në burg që prej muajit Maj të vitit të kaluar, ndërsa nga burgu arriti që të zgjidhej dhe eurodeputet./ZËRI

Poll

MOS HUMB