Politikë

'Lufta' e Metës në PL/ Braimllari tregon prapaskenat e dorëheqjes: Më sulmuan familjen! S'jam tradhtar

Ai shprehet se këtë nuk ia ka kërkuar Ilir Meta, ndërsa shton se njerëz afër kreut të PL-së i kanë atakuar familjen. Dhe pse nuk përmend emra, Braimllari thotë se janë ata persona që sot udhëheqin aksionin opozitar të PL-së.

E.K
'Lufta' e Metës në PL/ Braimllari tregon prapaskenat e
Endrit Braimllari dhe Ilir Meta

TIRANË- Ish-nënkryetari i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari ka folur këtë të hënë në lidhje me akuzat dhe deklaratat e forta të Ilir Metës, por dhe për dorëheqjen e tij nga posti i nënkryuetarit. Ai shprehet se këtë nuk ia ka kërkuar Ilir Meta, ndërsa shton se njerëz afër kreut të PL-së i kanë sulmuar familjen. Dhe pse nuk përmend emra, Braimllari thotë se janë ata persona që sot udhëheqin aksionin opozitar të PL-së.

Endrit Braimllari: Kam bërë disa hapa pas sepse e gjykova të arsyeshme që duhet të veproja ashtu për të shtensionuar situatën brenda partisë, sepse gjykoj që energjia duhet të shkoj kundër qeverisë dhe jo brenda partisë, duke pasur parasysh çfarë ka ndodhur me PD që prej 2 vitesh filloi me një debat të brendshëm, që i shërbeu vetëm Ramës dhe jo fuqizimit të opozitës, nuk doja të ribëja të njëjtën gjë. Nuk ma ka kërkuar dorëheqjen Ilir Meta, personazhe që janë afër kryetarit të partisë nuk merren me keqqeverisjen, po me Endrit Braimllarin. Të mendosh ndryshe nuk është tradhti. Më kanë atakuar familjarët. Kush? Ai që po udhëheq veprimin.

Pavarëisht se Ilir Meta ka javë që flet për tradhtarë brenda Partisë së Lirisë dhe për bashkëpunëtorë të Kryeministrit Edi Rama, Braimllari shprehet se nuk është një prej tyre. I ftuar në “Debat”, në A2CNN, Braimllari tha se nuk ka bashkëpunuar me Engjëll Agaçin apo Erion Veliajn, siç është akuzuar.

Endrit BraillariNëse Endrit Braimllari akuzohet si bashkëpunëtor i Engjëll Agaçit apo i Erjon Velisë, nxirrni faktet. Nuk kam bashkëpunuar, zero, zero bashkëpunim dhe koha do jetë dëshmitari më i mirë, jam produkt politik i LSI, nuk tradhtoj idealet e LSI.

Ndër të tjera, ish-numri dy i Partisë së Lirisë, thotë se nuk është dakort me aksionin e fundit politik të ndërmarrë nga Ilir Meta.

Endrit Braimllari: Ilir Meta mund të ketë të drejtë për çështjen e organizimit të Partisë, dhe nëse do ishte vetëm kjo gjë dhe unë do isha i pari që do jepja dorëheqjen, por unë mendoj që në një aksion politik nuk është përgjegjës vetëm për një person. 14 maji nuk është vetëm i im, nuk lejoj që të hidhet baltë mbi angazhimin tim politik.

Që prej disa ditësh, Meta flet për një tradhëtar në selinë e Partisë së Lirisë, por nuk ka zgjedhur në asnjë moment që të japë një emër. Por lëvizja e parë që po bëhet nga PL-ja është largimi i Brahimllarit. Në krah të këtij të fundit, doli vetë Elona Guri. Por po ashtu, dyshime ka edhe për largimin e Kryemadhit nga Partia, pasi Meta ka premtuar se do "zhdukë" nepotizimin, por deri më tani nuk ka asnjë lëvizje konkrete./ZËRI

Poll

MOS HUMB