
TIRANË- Me firmën e Kryeministrit Edi Rama dhe me propozim të ministrit të Brendshëm Taulant Balla, Lefter Shehaj është liruar këtë të mërkurë nga detyra e Prefektit të Fierit. Në mbledhjen e Qeverisë, u vendos që në vend të Shehajt të emërohet Rajmonda Balilaj.
V E N D I M
PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË FIERIT
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Lefter Shehaj, prefekt i Qarkut të Fierit, lirohet nga kjo detyrë.
Znj. Rajmonda Balilaj emërohet prefekt i Qarkut të Fierit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Lefter Shehaj qëndroi në detyrën e Prefektit të Fierit për një periudhë më shumë se 2-vjeçare. Ai u emërua në këtë post më 3 dhjetor 2021. Ndërkohë Rajmonda Bilalaj ka drejtuar Bashkinë e Patozit që nga viti 2011 deri maj 2023, kur pas zgjedhjeve vendore detyrën e mori socialisti tjetër Fation Duro./ZËRI