
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Altin Dumani deklaroi këtë të mërkurë se çështja e arrestimit të Sali Bëerishës është në dorën e prokurorëvë të çështjes. Dumani tha se janë prokurorët ata që do të vendosin nëse do të kërkojnë masën e sigurisë “Arrest shtëpie” apo “Arrest me burg” për kryedemokratin. Deklaratën kreu i SPAK e bëri gjatë një komunikimi me gazetarët.
Altin Dumani: Është në diskrecionin e prokurorëve të çështjes.
Prokuroiria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar nga Kuvendi i Shqipërisë heqjen e imunitetit të deputetit për Sali Berishën. Kërkesë e miratuar në Këshillin e Mandateve dhe pritet që të jetë nesër në pikën e parë të rendit të ditës të seancën plenare. Maxhoranca do ti hapë kështu rrugë SPAK për arrestimin e kreut të PD. Më pas SPAK do ti drejtohet Gjykatës së Posaçme me kërkesë për masë sshtrënguese sigurie pasi sipas akuzën, Sali Berisha nuk iu bind masës së vendosur më herët “Detyrim paraqitjeje”.
Ish-kryeministri Sali Berisha akuzohet për "korrupsion pasiv'. Në privatizimin e klubit sportiv “Partizani”, dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”, e po ashtu edhe ndërtuesi Fatmir Bektashi. Malltezi dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv në bashkëpunim me vjehrrin e tij Sali Berisha, duke shfrytëzuar pushtetin e tij si kryeministër, duke përfituar nga privatizimi i Partizanit, për të ndërtuar më pas komplekse banimi. GJKKO vendosi masën e sigurisë 'detyrim parqitje' për ish-kryeministrin Berisha, teksa ky i fundit ka refuzuar të paraqitet pranë OPGJ. Pas kësaj, SPAK ka bërë kërkesë në Kuvend për shtrëngim të masës së sigurisë për Berishën. Këshilli i Mandateve vendosi t'i hapë rrugë SPAK-ut të për shtrëngimin e masës së sigurisë. Opozita deklaroi se SPAK nuk ka sjellë prova për Berishën në Këshillin e Mandateve, duke paralajmëruar protesta në ditët në vijim./ZËRI