Politikë

Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri dhe Alibeaj takohen me drejtuesit e ODIHR-it

Në takim palët u dakortësuan për modalitetet e mëtejshme të punës në fazën e hartimit të drafteve ligjore dhe ndihmën konkrete që do të japë ekspertiza e ODIHR-it.

f.t

Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri dhe Alibeaj takohen me drejtuesit e ODIHR-it

TIRANË- Deputeti Socialist Damian Gjiknuri dhe deputeti demokrat Enkelejd Albeaj zhvilluan sot një takim me drejtuesit e ODIHR-it. Qëllim i takimit ishte informimi për ecurinë e deritanishme të punës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

Gjinuri përmes një postimi në Facebook, thotë se në takim palët u dakortësuan për modalitetet e mëtejshme të punës në fazën e hartimit të drafteve ligjore dhe ndihmën konkrete që do të japë ekspertiza e ODIHR-it.

“Bashkë me kolegun Alibeaj zhvilluam një takim me drejtuesit e ODIHR-it, të cilët i informuam për ecurinë e deritanishme të punës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore. U dakordësuam për modalitetet e mëtejshme të punës në fazën e hartimit të drafteve ligjore dhe ndihmën konkrete që do të japë ekspertiza e ODIHR-it”, shkruan Gjiknuri.

Poll

MOS HUMB