Politikë

2 orë e gjysmë në SPAK, ish-këshilltari i Metës "kyç" gojën: Pyesni prokurorët për çështjen

Gjoni, ka qenë këshilltar i Ilir Metës në kohën kur ai ishte në krye të Kuvendit të Shqipërisë. Por më pas u bë deputet nga djegia e mandateve të deputetëve të asokohe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

k.m.
2 orë e gjysmë në SPAK, ish-këshilltari i Metës
Ralf Gjoni në SPAK

TIRANË- Ish-deputeti Ralf Gjoni është marrë sot për më shumë se 2 orë, në pyetje nga Prokuroria e Posaçme. Pasi la ambientet e SPAK, Gjoni tha se është marrë në pyetje si një person që kishte dijeni për një çështje, por nuk preferoi që ta bënte publike këtë gjë.

 

“Jo jo, si person nën hetim, jam thirrur për një çështje që kam kam pasur dijeni, në kohën kur kam qenë në një post shtetëror. Nuk kam qenë pjesë e dosjes së ish-presidentit Meta, pasi atëherë kam qenë në një periudhë jo aktive në politikë. Nuk diskutoj më lidhje me sekretet hetimore, nuk mundem që të komentoj. Më fal pse nuk pyesni prokurorët? Për angazhimet e mia në vite… kush më njeh, ma di integritetin”, u shpreh Gjoni.

Gjoni, ka qenë këshilltar i Ilir Metës në kohën kur ai ishte në krye të Kuvendit të Shqipërisë. Por më pas u bë deputet nga djegia e mandateve të deputetëve të asokohe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ralf Gjoni ishte më poshtë të tjerëve në listë dhe nuk e kishte siguruar dot një vend në Kuvend, por kur kolegët dogjën mandatet, ai u bë pjesë e asaj që u quajt "opozita e re". Që prej asaj kohe, Gjoni nuk është angazhuar më me politikë dhe as nuk është parë në krah të Metës, ndaj nuk dihet se cila është arsyeja e thirrjes së tij, sot në SPAK./ZËRI

Poll

MOS HUMB