Politikë

Me hard disk në dorë, Beqaj rikthehet në SPAK, do marrë të gjithë fashikujt e dosjes

Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e SPAK, që Beqaj të paguante pak më shumë se 1 milionë lekë të rinj, që të merrte materialet e dosjes hetimore për sterilizimin

E.K
Me hard disk në dorë, Beqaj rikthehet në SPAK, do marrë
Ilir Beqaj

TIRANË- Pasi Gjykata e Posaçme i dha të drejtën që të marrë të gjithë fashikujt e dosjes hetimore, pa pagesë, ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj është rikthyer këtë mëngjes në SPAK. Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, Beqaj mban në dorë një hard disk, i cili do ëtë shërbejë për të marrë të gjitha materialet në mënyrë elektronike, gjë e cila ishte kundërshtuar më herët nga SPAK. Prokuroria e Posaçme, kishte kërkuar që çdo i pandehur të paguante shumë prej rreth 1 milionë lekësh të reja, në mënyrë që të merrte dosjen e plotë, por pas ankimimit që Beqaj bëri, GJKKO i dha të drejtë. E njëjta procedurë do të ndiqet dhe për 8 personat e tjerë që janë marrë të pandehur për sterilizimin.

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është vënë nën hetim nga SPAK prej një viti. Beqaj është i dyshuar për shpërdorim detyre lidhur me 2 tendera të firmosura, për sterilizimin dhe check up. Këto 2 çështje janë duke u hetuar nga 3 prokurorë. Koncensionin e sterilizimit po e hetojnë prokurorët Edvin Kondilli dhe Ened Nakuçi, ndërsa atë të Chek Up po e heton prokurorja Elida Kaçkini. Më 18 mars SPAK njoftoi mbylljen e hetimeve, ndërsa iu komunikoi akuzat 8 personave të tjerë të përfshirë në dosjen e sterilizimit.

/ZËRI 

 

Poll

MOS HUMB