Politikë

Parlamenti miraton ngritjen e dy Komisioneve Hetimore të kërkuara nga opozita, EMRAT e 30 anëtarëve

Me 95 vota është miratuar ngritja e komisionit hetimor për shëndetësinë dhe me 96 vota pro për ngritjen e komisionit për sistemin TIMS.

a.l
Parlamenti miraton ngritjen e dy Komisioneve Hetimore të kërkuara nga
Kuvendi i Shqipërisë

TIRANË-  Në një seancë maratonë, Kuvendi i Shqipërisë sot ka miratuar ngritjen e dy komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita. Është miratuar me shumicë votash ngritja e komisionit hetimor për shëndetësinë dhe për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS. Me 95 vota është miratuar ngritja e komisionit hetimor për shëndetësinë dhe me 96 vota pro për ngritjen e komisionit për sistemin TIMS.

Komisionet Hetimore përbëhen nga 15 anëtarë, nga të cilët kryetari dhe 6 anëtarë janë të PD dhe 8 anëtarë të PS dhe do të zhvillojë veprimtarinë e tij në një afat kohor 4-mujor, nga data e miratimit të këtij vendimi. 

Komisioni Hetimor për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimin Publik të Check-Up në Shëndetësi

Përbërja

  1- Albana Vokshi Kryetar PD
  2- Plarent Ndreca Nënkryetar PS
  3- Klodiana Spahiu Anëtar PS
  4- Milva Ekonomi Anëtar PS
  5- Ilirjan Pendavinji Anëtar PS
  6- Ilir Metaj Anëtar PS  
  7- Edona Bilali Anëtar PS
  8- Petro Koçi Anëtar PS
  9-Klevis Xhoxhi Anëtar PS
10- Zheni Gjergji Anëtar PD
11- Ina Zhupa Anëtar PD
12- Edmond Spaho Anëtar PD
13- Saimir Korreshi Anëtar PD
14- Xhelal Mziu Anëtar PD
15- Petrit Vasili Anëtar PD
Anëtarët Zëvendësues
  1- Lavdrim Krashi Anëtar zëvendësues PS
  2- Mirela Pitushi Anëtar zëvendësues PS
  3- Emilia Koliqi Anëtar zëvendësues PD
  4- Ilda Dhori Anëtar zëvendësues PD
Komisioni Hetimor për rrjedhjen e të dhënave në sistemin TIMS
Perberja
  1-Ervin Saljanji  - kryetar
  2-Toni Gogu -Nënkryetar PS
  3-Nasip Naço  - Anëtar PS
  4-Blerina Gjylameti - Anëtar PS
  5-Etilda Gjonaj - Anëtar PS
  6- Xhemal Qefalia - Anëtar PS
  7- Antoneta Dhima - Anëtar PS
  8- Bardhyl Kollçaku - Anëtar PS
  9- Denis Deliu - Anëtar PS
10- Lindita Metaliaj - Anëtar PD
11- Lefter Gështenja - Anëtar PD
12- Asllan Dogjani  - Anëtar PD
13- Ramadan Lika - Anëtar PD
14- Luan Baci - Anëtar PD
15- Elda Hoti  - Anëtar PD

Anëtarët Zëvendësues
 1- Bledion Nallbati- anëtar zëvendësues PD
 2- Isuf Çela - anëtar zëvendësues PD
 3- Eduart Nreca Anëtar zëvendësues PS
 4- Laer Duraj Anëtar zëvendësues PS

Në seancë e sotme nuk ka qenë i pranishëm kryeministri Edi Rama. Lulzim Basha gjatë fjalës së tij e vendosi theksin te Reforma Zgjedhore, ku Komisionit të Posaçëm i përfundon sot mandati. Debate në Kuvend ka krijuar edhe Porti i Durrësit, ku opozita kundërshtoi që të futej me procedurë të përshpejtuar projektligji./ZËRI

Poll

MOS HUMB