Politikë

Projekti në Sazan/ Rama: Kemi një kërkesë zyrtare, nuk kemi diskutuar asgjë konkrete

Rama pohoi se bëhet fjalë për një grup të kryesuar nga Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump.

f.t
Projekti në Sazan/ Rama: Kemi një kërkesë zyrtare, nuk kemi
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Rama gjatë një interviste në emisionin “Opinion” ka dhënë shpjegime lidhur me interesimin e investitorëve të huaj për Sazanin, ku pohoi se bëhet fjalë për një grup të kryesuar nga Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Rama: Tani un mund t'ju tregoj shumë projekte. Shumë rase të tjera investitorësh të cilët vijnë dhe flasin. Unë përpiqem ti ftoj dhe ti bind për avantazhet që ka Shqipëria. Kjo ka qenë e vështirë ne 5-6 vitet e para. Shqipërinë e kemi bërë ne. Është bërë emër që flitet kudo dhe kjo ska ardhur nga qielli. Ka ardhur një grup që ka në krye Jared Kushner. Unë s'kam hyrë te fondet ne nuk kemi akoma një projekt të dërguar për Zvërnecin. Kemi zyrtarisht kërkesë për Sazanin. Që ta trasformojë Sazanin, që ka qenë fiksimi im që kur kam ardhur në pushtet. Sazani të bëhet xhevahir i turizmit. Një destiancion turistik, i cili të jëtë destinacion i nivelit më të lartë dhe i cili të sjellë konsumatorët e nivelit më të lartë të nivelit në botë. Do jetë burim i ri të ardhurash për Shqipërinë dhe ekonominë. Këtu bëhët fjalë për një turizëm që nuk ndot, që me një klient sjell në ekonominë e vendit të ardhura sa për 100 turistë. Nuk kam diskutuar asgjë konkrete është thjesht diakutim për vizionin. Cili është vizioni që kemi ne, që ka qeveria për Sazanin sepse kemi patur disa kërkesa që ishin jashtë vizionit tonë, sepse e ngacmonin shumë natyrën. Qëllimi është që të marrim shkas nga të gjitha mësimet e nxjerra dhe të bëjmë një zhvvillim që të jetë shembull se si investohet në harmonmi me natyrën dhe krijiohet një impakt ekonomik shumë më i fortë.

Jared Kushner, dhëndrri i ish-presidentit amerikan Donald Trump do të investojë 1 milard dollarë për Ishullin e Sazanit në vila dhe resorte lusoze. Kushner ka shprehur interesin përmes kompanisë së tij ‘Affinity Partners’. Firma e kapitalit privat me bazë në Majami planifikon të transformojë ishullin e Sazanit të Shqipërisë në Mesdhe, që më parë ishte shtëpia e një baze ushtarake, në një komunitet luksoz eko-resort të markës Aman. Përveç investimit në Shqipëri, Jared Kushner ka gati dhe një tjetër investim. Një projekt i tretë do të transformonte tre blloqe të braktisura në zemër të kryeqytetit serb Beograd në një hotel luksoz me hapësirë komerciale dhe më shumë se 1,500 rezidenca./ZËRI

Poll

MOS HUMB