Politikë

Kuvendi shtyn sërish miratimin e rritjes së pagave të gjyqtarëve të Kushtetueses

Socialistët nuk bënë dot 85 votat që kërkoheshin për këtë projektligj.

f.t
Kuvendi shtyn sërish miratimin e rritjes së pagave të
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Është shtyrë sërish votimi për rritjen e pagave të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Votimi u shty me kërkesë të Partisë Socialiste dhe u miratua vetëm me votat e mazhorancës. Socialistët nuk bënë dot 85 votat që kërkoheshin për këtë projektligj.

Projektligji parashikon se paga e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të jetë e barabartë me pagën e Kryetarit të Gjykatës së Lartë. Me ndryshimet e propozuara rroga tashmë bëhet sa 96 % e pagës së presidentit, plus 58 % shtesa për shkak të natyrës së veçantë të punës. Pra paga e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese bëhet 644 mijë lekë./ZËRI

Poll

MOS HUMB