Politikë

Kuvendi në normalitet pas 5 muajve, Basha: Mos përsërisni 2008-ën

Në fund, edhe njëherë Basha kërkoi që të ngrihej një tjetër Reformë Zgjedhore, pasi afati i Komisionit aktual, përfundon sot. 

k.m.
Kuvendi në normalitet pas 5 muajve, Basha: Mos përsërisni
Lulzim Basha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike të vulës, Lulzim Basha ka nisur fjalën e tij në Kuvend me një koment për pjesën tjetër të Partisë Demokratike që sot i është kthyer normalitetit në sallë. Me ironi, Basha pyeti nëse ishin të njëjtët persona, duke aluduar se kishin bërë një "pazar" për të finalizuar marrëveshjen me socialistët. Në fund, edhe njëherë Basha kërkoi që të ngrihej një tjetër Reformë Zgjedhore, pasi afati i Komisionit aktual, përfundon sot. 

"Tek dëgjon fillimin e kësaj seance harron 6 muaj, të kaluara ashtu siç kaluan. Pyetja e parë që çdo shqiptar bën 'a ishin këta more?'. Për shqiptarët ka rëndësi një Kuvend vërtetë funksional. Por çfarë çmimi kanë paguar shqiptarët? 7 mld euro do të dalin nga xhepat, por sesi do të shpenzohen, këtë nuk patëm shansin ta diskutojmë. Ligji për komisionet hetimore u ndryshua. Zonja dhe zotërinj, dëmi më i madh ishte ai që nuk duket. Pas një viti vendi do të jetë në fushatë zgjedhore. Kodi Zgjedhor është sakrifica më e madhe në emër të 6 muajve denormalizim. Kam një thirrje; hiqni dorë nga axhendat tuaja dhe jepni shqiptarëve një Komision të Reformës Zgjedhore me parametra siç kanë qenë gjithmonë dhe mos përsërisni skandalin e 2008,"-tha Basha./ZËRI

Poll

MOS HUMB