
TIRANË-Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka treguar prapaskenat e marrëveshjes me PS. Bardhi i ftuar në 'Opinion' tha se para se të merrte pjesë në Konferencën e Kryetarëve ka marrë disa telefonata nga përfaqësuesit ndërkombëtar në Shqipëri.
Sipas tij, ata i kanë thënë për mbledhjen që do të zhvillonte kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe e kanë pyetur nëse do të merrte pjesë për të gjetur gjuhën e përbashkët për të normalizuar jetën parlamentare.
“Nuk ka një marrëveshje. Ka patur një diskutim në konferencën e kryetarëve, është një vendim marrje e konferencës së kryetarëve. Kam marrë si kryetar i grupit një ftesë, pasi e dija se disa nga ndërkombëtarët më kishin telefonuar duke më thënë se kryetarja e Kuvendit do ju ftojë në mbledhje a do të merrni pjesë… Komisionet hetimore janë kërkesat që ne kemi dorëzuar në nisje të këtij sesioni parlamentar dhe për këtë ne nisëm aksionin. Interesi jonë ka qenë nuk kemi patur strate gji bllokimi apo bojkoti, ka qenë strategji e detyruar për shkak se mazhoranca refuzonte komisionet hetimore. Ne fituam të drejtat që na n jeh kushtetuta, është rivendosje e të drejtave të opozitës në Kuvend”,-tha Bardhi.
Gjithashtu Bardhi ka treguar qëndrimin që ka ish-kryeministri Sali Berisha për marrëveshjen me PS. Ai tha se e ka informuar Berishën për negociatat dhe dakordësin me PS dhe kjo gjë është mbështetur prej tij.
“Unë e kam informuar Berishën, Qëndrimet e tij me dakordsinë e arritur në Konferencën e kryetarëve e ka mbështetur. Opozita ka marrë ato që ka kërkuar. Ne provuam atë që kishte thënë Berisha dhe Bardhi. E kam informuar, ju e dini që me një vendim absurd nuk i lejohet të informohet. Unë e informoj për zhvillimet e punës në grupin parlamentar dhe e ka mbështetur”,-tha Bardhi.
Ditën e sotme grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka miratuar këtë të mërkurë emrat e dy kryetarëve të Komisoneve Hetimore Parlamentare dhe anëtarët e tyre. Raportohet se Ervin Salianji do të drejtojë Komisonin Hetimor Parlamentar për sistemin TIMS. Ndërkohë deputetja Albana Vokshi do të drejtojë komisionin për shëndetësinë. Pas më shumë se 5 muajsh, Rithemelimi ka hequr dorë nga kaosi në Kuvend dhe nesër do të jenë të pranishëm në seancën për të vijuar jetën normale Parlamentare./ZËRI