
TIRANË- Partia Demokratike, e drejtuar nga Sali Berisha, do të hezitojë që të përzgjedhë një drejtues të ri politik për qarkun e Elbasanit, pas arrestimit të Ervin Salianjit. Teksa u pyet sot nga gazetarët, Berisha tha se Salianji mbetet i deleguari i nderit për fushatën e PD në Elbasan.
Ervin Salianji ishte i deleguari juaj në qarkun e Elbasanit, tashmë që ndodhet në qeli dhe do të vuajë dënimin, a keni menduar emrin e radhës i cili do të drejtojë fushatën elektorale për zgjedhjet 2025?
Sali Berisha: I deleguari i nderit në qarkun e Elbasanit do të jetë Ervin Salianji. Kam bindjen se ky akt, se guximi i Ervin Salianjit për të mbrojtur të vërtetat dhe interesin publik ka mirënjohjen më të thellë të qytetarëve të Elbasanit.
View this post on Instagram
Gjatë ditës së djeshme, një sërë emrash u lakuan si zevendësues të mundshëm të Salianjit, për drejtimin politik të qarkut të Elbasanit. Një prej emrave të përmendur ishte dhe ai i deputetes Jorida Tabaku, e cila u shpreh se do të ishte e gatshme, në rast se një vendim i tillë do të merrej nga drejtuesit e PD.
“Drejtuesit politik janë një vendimmarrje statuore e kryetarit të partisë dhe le t’ia lëmë trupave të Partisë Demokratike të marrin vendimet e duhura", u shpreh Tabaku. /ZËRI