Politikë

Kryemadhi 'betejë' me SPAK/ Meta: S'mbaj përgjegjësi! (Ndan raportin politik me atë familjar)

Pyetjes së gazetares së ZËRI, Florida Mingla ai iu përgjigj duke thënë se nuk mban përgjegjësi për askënd dhe për asnjë sjellje në raport në ligjin, përfshirë këtu dhe Kryemadhin.

E.K
Kryemadhi 'betejë' me SPAK/ Meta: S'mbaj
Ilir Meta dhe Florida Mingla

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka preferuar të mos komentojë sa i përket rekursit të bërë nga deputetja e PL-së, njëherazi bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi në Gjykatën e Lartë për kthimin e celularit të sekuestruar nga SPAK. Pyetjes së gazetares së ZËRI, Florida Mingla ai iu përgjigj duke thënë se nuk mban përgjegjësi për askënd dhe për asnjë sjellje në raport në ligjin, përfshirë këtu dhe Kryemadhin.

Ilir Meta: Ju mund ti drejtoheni vetë zonjës Kryemadhi. Janë dy çështje të ndara me thikë në raportin politik me zonjën Kryemadhi, nuk është një raport që ka shkëlqyer shumë dhe raportit si bashkëshorte, e cila është një shembull i mirë., Për këtë çështje kam vetëm një përgjigje, nuk mbaj përgjegjësi për asnjë njeri për çdo sjellje në raport me ligjin. Ajo që dua tu siguroj është se sjellja ime në raport me ligjin dhe kushtetutën ka qenë gjithnjë perfekte. Janë të mjerë ata mercenar të Edi Ramës dhe zarave të Edi Ramës, të cilët përpiqen të fabrikojnë, përdorin njerëz, të cilët kanë problem të rënda me drejtësinë, thjeshtë edhe vetëm për ti përdorur kundër Ilir Metës.

Ndërsa turin e takimeve të Kryeministrit Edi Rama nëpër Shqipëri, një vit para zgjedhjeve të përgjithshme, Meta e komentoi duke thënë se dhe ai është në tur takimesh me qytetarët.

Ilir Meta: Dhe unë kam nisur turin e takimeve në të gjithë Shqipërinë. I bëj thirrje të gjithë atyre që 20 vite më parë themeluan LSI dhe që na kanë ndjekur, të na bashkohen dhe kudo do të shkojmë të takojmë të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë. Jo vetëm çdo të ri që ka mbetur dhe çdo pensionist dhe do tu tregojmë programin e PL-së dhe ato të vërteta që e bëjnë Shqipërinë që njerëzit e talentuar duan të ikin.

Teksa u pyet nga gazetarja e ZËRI-t, Florida Mingla për propozimin e kryedemokratit Sali Berisha për qeveri teknike, Meta tha se është shumë optimist se “nuk ka asnjë mundësi, asnjë shans që besimi në ndryshim të vritet”.

Ilir Meta: Unë jam tërësisht i bindiur që kjo periudhë e errët e vendit tonë e dominuar nga një qeverisje tërësisht mafioze, e dominuar tërësisht nga një arrogancë që e ka përjashtuar popullin e shtëpisë nga çdo vendimarrje do të marri përgjigjen e merituar dhe për këtë jam shumë optimist dhe nuk ka asnjë mundësi, asnjë shans që besimi në ndryshim të vritet./ZËRI

Poll

MOS HUMB