
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka deklaruar këtë të enjte se fajtorët në marrëdhënien e saj me Ilir Metën janë këshilltarët e tij. Sipas saj, Meta ka zgjedhur këshilltarët e gabuar, ndërsa ka shtuar se ka pasur diskutime të forta në mbledhjen e Kryesisë së Partisë së Lirisë, kjo sipas saj për shkak të situatës ku ndodhet sot PL. Deklaratat i bëri në "Opinion".
Monika Kryemadhi: Sigurisht unë dëgjoj atë që thonë marrëdhënie ime politike me Ilir Meten eshte thyer, që pas djegies së mandateve. Ajo çfarë unë duhet të them, ajo që është e vërtetë në krah të Ilir Metës ke kolegë të mi që kemi ndarë aksionin opozitar. Kemi qenë bashkë në çdo betejë të aksionit opozitar, por ajo që dua të theksoj një pjesë vijon të jetë në krah të Ilir Metës, pra çështja e thyerjes nuk është thjeshtë kjo. Nuk mendoj se ka një thelb politik, ka një sjellje të ndryshme të këshilltarëve të gabuar që ka mbledhjur në PL. Mbledhja e Kryesisë nuk ka qenë e tensionuar, Monika nuk bën debat duke thënë shefi shefi, debati ka filluar me atë paçavuren që ka firmosur zoti Meta me serverat. Unë nuk mendoj që një parti politike është like dhe share në fb, sidomos për PL që nuk ëhstë një parti e madhe, por që ka pasur raportin e saj me njerëzit. Unë mendoj se nga fb duhet të shkosh në face to face./ZËRI