
TIRANË- Ndryshe nga Monika Kryemadhi që zgjodhi ta uronte të ëmën duke u shprehur se ndjente pendesë për problemet që i kishte shkaktuar, kryetari i Partisë së Lirisë është shfaqur mjaft i qeshur krah vjehrrës së saj.
Meta ka publikuar një foto krah nënës së gruas së tij, Fatime Kryemadhit, të cilës i uron të jetë edhe 100 pranvera të tjera. Ai e falenderon për dedikimin ndaj fëmijëve të tyre, teksa e quan Super Fato.
Postimi i Ilir Metës:
Gjithmonë e palodhur dhe në shërbim të të tjerëve. E falenderoj në veçanti për kujdesin ndaj tre fëmijëve tanë Borës, Besit dhe Erës. Shumë urime edhe Blertës, mbesës tjetër për gjyshen e dashur! I uroj edhe pranvera të tjera Super Fatos, zonjës së hekurt!