Politikë

‘Ishe në rrezik për jetën pasi më linde mua’, Kryemadhi i kërkon ndjesë të ëmës: Jam treguar egoiste

Kryemadhi i kërkon ndjesë publike nënës së saj, për vështirësitë që i ka shkaktuar

E.K
‘Ishe në rrezik për jetën pasi më linde mua’,
Monika Kryemadhi dhe nena e saj

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, i ka kërkuar falje nënës së saj, në ditën e lindjes, për shkak të gjithë vështirësive që i është dashur që të kalojë për hir të saj. Teksa poston një foto të vjetër të nënës së saj, në ditën përpara se të lindte Kryemadhin, politikania zbulon se e ëma ka qenë në vështirësi për jetën.

Kryemadhi thotë se nuk gjen dot fjalët e duhura për t’i kërkuar ndjesë nënjës së saj, për shkak se shumë herë është treguar egoiste, duke vënë familjen e saj përpara prindërve.

Postimi i Kryemadhit:

Këtë foto Mami e ke shkrepur me 9 Prill 1974 dhe më pas ti ke vajtur në martenitet për të më sjellë në jetë mua. Me lindjen time kalove javë të tëra vështirësish në rrezik për jeten. Edhe sot që unë jam 50 vjeç dhe ti ke ditëlindjen përsëri ti përballesh me vështirësi për shkakun tim, je unike mami jam krenare për ty sepse forca jote, toleranca jote gjithmonë ka qënë pranë meje edhe pse unë bëhesha e pavëmendshme ndaj asaj që ti më ofroje, si shumë fëmijë.

Ti sot ke ditëlindjen dhe unë mund shkruaj fjalë pa fund për ty por asnjëherë nuk mund të mbush boshllëkun që unë herë pas herë ta kam krijuar duke qënë egoiste për familjen time. Të lutem pranoje urimin tim sot publik për ty duke të kërkuar falje për të gjitha vështirësitë, problemet, dhimbjet që të kam krijuar sepse kur bëhesh nënë kupton se çfarë institucioni përfaqëson Ajo. Të dua mami me ate çfarë përfaqëson në jeten time. 

Poll

MOS HUMB