Politikë

Kongresi/ Zgjidhet Sekretariati i ri i PS (EMRAT)

Po ashtu në Asamblenë Socialiste u votëbesua Erdjan Salianji, i cili do të mbajë detyrën e Seretarit për Çështjet Ligjore, ndërsa Etjen Xhafaj do të jetë Sekretar Dixhital dhe i Rinisë.

E.K
Kongresi/ Zgjidhet Sekretariati i ri i PS (EMRAT)
Kongresi i PS

TIRANË- Pas mbylljes së punime të Kuvendit të 8 dhjetorit, Asambleja e Partisë Socialiste ka votëbesuar emrat e Sekretarëve të rinj të partisë. Kështu Blendi Klosi do të mbajë detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm, ndërkohë ish-kreu i OSHEE Ardian Çela do të mbajë detyrën e Sekretarit Organizativ. Eduart Ndreca do të jetë Sekretar për Burimet Njerëzore.

Ish-ministres së Arsimit Evis Kushi iu besua drejtimi i Sekretariatit të Gruas socialiste, Milva Ekonomi do të jetë Sekretare për Progranmin ndërsa Romina Kuko do të drejtojë Marrëdhëniet me Jashtë në selinë rozë. Po ashtu në Asamblenë Socialiste u votëbesua Erdjan Salianji, i cili do të mbajë detyrën e Seretarit për Çështjet Ligjore, ndërsa Etjen Xhafaj do të jetë Sekretar Dixhital dhe i Rinisë.

NJOFTIMI:

Pas Kongersit të Jashtëzakonshëm u mblodh Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste. Anëtarët e Asmblesë Kombëtare votëbesuan aparatin përbërës të Sekretariatit të Partisë Socialiste të Shqipërisë!

U bë e mundur zgjedhja e Sekretarëve të Rinj si më poshtë:

Blendi Klosi – Sekretar i Përgjithshëm

Ardian Çela - Sekretar Organizativ

Eduart Ndreca - Sekretar i Burimeve Njerëzore

Evis Kushi - Sekretare e Gruas

Etjen Xhafaj - Sekretar Digjital dhe i Rinisë

Eridjan Salianji - Sekretar për Çështjet Zgjedhore

Milva Ekonomi - Sekretare e Programit

Romina Kuko -  Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë,/ZËRI

Poll

MOS HUMB