Politikë

Koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” i largohet një aleat: Nuk na ftojnë në takime!

Shtjefni shpjegon se ai ka marrë pjesë i paftuar në takimin e hapjes së fushatës elektorale.

I.F
Koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
Zef Shtjefni

TIRANË- Kryetari i Partisë Ora e Shqipërisë, Zef Shtjefni është larguar nga koalicicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, që drejtohet nga kryedemokrati Sali Berisha. Shtjefni i ka dërguar një letër kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili ka shpjeguar se koalicioni nuk ka funksionuar që prej ditës së parë që kanë lidhur një marrëveshje.

Në letrën e depozituar, Partia Ora e Shqipërisë shpjegon se nuk ka qenë e ftuar në takimet që zhvillohen në qytete dhe për këtë arsye kanë vendosur të largohen nga koalicioni. Shtjefni shpjegon se ai ka marrë pjesë i paftuar në takimin e hapjes së fushatës elektorale.

“I nderuar Z.Kryekomisioner! Ju njoftoj se Partia Ora e Shqiperise ne Kualicion me Alencen per Shqiperine Madheshtore nuk ka funksionuar qe diten kur eshte firmosur marreveshja! Aleanca per Shqiperine madheshtore nuk ka future ne listen e hapur Kryetarin e partise, nuk ka ftuar Partine Ora e Shqiperise ne hapjen e fushates elektorale, por Kryetari I partise mori pjese i pa ftuar ne takim. Ne keto kushte, kjo Aleance ka shkelur marreveshjen me Partine Ora e Shqiperise, prandaj kerkojme largimin nga ky Koalicion qe nuk respekton marreveshjen me aleatet e tij”, thuhet në dokumentin e dërguar./ZËRI

Poll

MOS HUMB