Politikë

“Pse bëj mbledhje me gra dhe vajza?”, Rama nga Durrësi: Burra çyrykë! Kush ua ngriti kokën në Europë?

Teksa premton se në mandatin e katërt do të fusë Shqipërinë në Bashkimin Europian, kryeministri u kujton të pranishmëve edhe historikun sesi janë sjellë të huajt me shqiptarët ndër vite.

k.m.
“Pse bëj mbledhje me gra dhe vajza?”, Rama nga Durrësi:
Edi Rama

TIRANË- Kryesocialisti Edi Rama kërkon mandatin e 9 në qarkun e Durrësit, duke u shprehur se vota për PS-në është votë për Bashkimin Europian. Në një takim me gratë dhe vajzat, Rama ka vijuar me retorikën që ka zgjedhur për këtë fushatë elektorale, duke i cilësuar të gjithë burrat që do të votojnë PD, "çyrykë". Teksa premton se në mandatin e katërt do të fusë Shqipërinë në Bashkimin Europian, kryeministri u kujton të pranishmëve edhe historikun sesi janë sjellë të huajt me shqiptarët ndër vite. Sipas tij, ndryshimi i qëndrimit, është arritje e socialistëve. 

"Ju keni shumë njerëz dhe ne kemi plot që janë regjistruar në Durrës nga Italia, nga emigracioni për të votuar. Tani a mund të diskutojnë ata me ne apo me kënetën? Kush ua u ngriti kokën atyre në Itali? Që deri dje trembeshin kur duhet të thoshin jam shqiptar. Kush i bëri ata që sot kur flitet për Shqipërinë në Itali flitet vetëm mirë dhe është kthyer bota përmbys tani, më shumë duan italianët të bëjnë turizëm këtu se duan shqiptarët të shkojnë në Itali për turizëm,"-tha Rama. 

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

"Plasën nga inati, nga xhelozia, nga zilia, nuk e di. Plasën dhe sa më shumë na marin inat ne, aq më shumë zhyten. Megjithatë, ne nuk jemi këtu për të zhytur të tjerët, ne jemi këtu për të ngritur lart Shqipërinë. Dëgjoja një nga këta çyrykët që thoshte “po ç’është kjo histori me këta socialistët, prapë duan ta marin mandatin këta? E prapë po e marrin më duket ‘’- thoshte se nuk e di se si e bëjnë këtë punë. ‘’Krijon Edi Rama- thoshte, përralla- ja siç e bëri herën tjetër, fituam 3 luftëra, fituam luftën me tërmetin, fituam luftën me COVID-in, fituam luftën me Rusinë’’- thoshte ky çyryku. Në fakt, po të kthehesh prapa dhe të mendosh vetëm kaq, që nëse nuk do ishim ne në qeveri po do ishte këneta me bufin, sot harrojeni se njerëzit do kishin marrë shtëpi të reja. Harrojeni . Ata kanë dhënë prova për këtë. Nëse nuk do ishim ne në qeveri, do ishte këneta me bufin që e lanë Shqipërinë pa asnjë, jo spital, po asnjë pavion spitali që të meritojë të quhet i tillë, imagjinojeni çfarë do bëhej me COVID-in.

Parafytyroheni tani kur ktheheni në Durrës çfarë gjeni këtu. Çfarë të them, tmerr. Burra duke ardhur vërdallë që vetëm bishti nuk iu ka dalë akoma. Tmerr! Era tmerr. Parafytyroni të kundërtën, po sikur të ikin të gjithë ata, çfarë e gjen Durrësin? Asnjë gjë. Madje jo nuk e gjen asgjë, sikur të ikin një muaj burrat nga Durrësi, komplet të gjithë, të jenë vetëm gratë dhe vajzat në Durrës e para nuk ka më asnjë të dehur. Asnjë! E dyta, s’ka më asnjë sherr me të shara se sherre grash ka por ato ..Në Durrës nuk humb më asnjë qindarkë në bixhoz, zero. Në Durrës nuk gjen më asnjë bisht cigare përtokë. S’ka. Të vazhdoj ti numëroj? Plot ka akoma.

Ju keni shumë njerëz dhe ne kemi plot që janë regjistruar në Durrës nga Italia, nga emigracioni për të votuar. Tani a mund të diskutojnë ata me ne apo me kënetën? Kush ua u ngriti kokën atyre në Itali? Që deri dje trembeshin kur duhet të thoshin jam shqiptar. Kush i bëri ata që sot kur flitet për Shqipërinë në Itali flitet vetëm mirë dhe është kthyer bota përmbys tani, më shumë duan italianët të bëjnë turizëm këtu se duan shqiptarët të shkojnë në Itali për turizëm.

Edhe vajzat e tjera këtu, se për burrat pastaj nuk e di, po të paktën për këto ja ku janë këtu, jepi votën, se më thoshin mua; ‘’Edi Rama del dhe i thotë vajzave socialiste, ndahuni nga të dashurit demokratë’’. Jo mo, unë s’i them ndahuni,  fare. Ja juve ku jeni aty? S'po ju them ndahuni, po them ky është testi. Keni mundësi t'i testoni, mor, ça janë këta njerëz? I kanë.., janë me mend apo janë çyryk?  Ti vëlla, ku je? Je për Shqipërinë në BE apo je për në kënetë? Po të tha, jam për në kënetë, do shkosh me atë ti? Dhe ik në kënetë, mirupafshim, ka çuna të tjerë Durrësi plot. Ç’muhabet është ky? ‘’I thotë Edi Rama, ndajini’’ Jo, mo, s'i them ndajini, unë i them  shpëtojini, merrini me vete, mos i lini të shkojnë në kënetë. Merini me vete drejt BE , jo në kënetë. Po tha ai, ‘’unë do të shkoj në kënetë, se kështu më ka thënë baba’’, po ik ore, mirupafshim apo jo? Dhe një porosi të fundit, kunatat, kujdes kunatat. Aty, aty, sigurohuni dy herë, që i keni me vete. Shumë faleminderit. Shumë faleminderit, ishte kënaqësi e madhe edhe jam i bindur që me ju do marrim 9 mandate në Durrës./ZËRI

Poll

MOS HUMB