Politikë

Kaosi në Kuvend/ Rama nxjerr videon e djegies së karrigeve: Politika mes përpjekjes për t’u ngjitur në Europën

Opozita ka nisur sot aksionin e paralajmëruar duke bojkotuar fillimisht Komisionet dhe më pas foltoren e Kuvendit.

F.I
Kaosi në Kuvend/ Rama nxjerr videon e djegies së karrigeve: Politika
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me situatën e krijuar ditën e sotme në Parlament, duke publikuar pamjen e djegies së karrigeve të Kuvendit në oborrin e tij. Rama ironizoi deputetët e opozitës, duke thënë se ato tregojnë “politikën mes përpjekjes për t’u ngjitur në Europën e bashkuar dhe mes zjarrvënies për t’u kthyer në gropën e shkuar”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Opozita ka nisur sot aksionin e paralajmëruar duke bojkotuar fillimisht Komisionet dhe më pas foltoren e Kuvendit. Deputetët e Partisë Demokratike në mbështetje të Salianjit krijuan kaos në Kuvend, ku në shenjë proteste nxorrën karriget jashtë dhe iu vendosën flakën. Si pasojë e trazirave në Kuvend, seanca e sotme zgjati vetëm 15 minuta. Nga deputetët e opozitës, i vetmi që u ndëshkua me përjashtim ishte sekretari i Përgjithsëm i PD-së, Flamur Noka, i cili shkuli mikrofonat në sallë./ZËRI

Poll

MOS HUMB