Politikë

Zjarri në Kuvend, Meta krah opozitës: Në këmbë trimërisht

Meta është shprehur se PL mbështet plotësisht qëndrimin e drejtë të opozitës në Parlament dhe protestën kombëtare të thirrur në datën 7 tetor.

F.I
Zjarri në Kuvend, Meta krah opozitës: Në këmbë
Ilir Meta

TIRANË-Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbështetur aksionin e sotëm opozitar, ku deputetët e PD krijuan kaos në Kuvend. Meta është shprehur se PL mbështet plotësisht qëndrimin e drejtë të opozitës në Parlament dhe protestën kombëtare të thirrur në datën 7 tetor.

Ilir Meta: Kryesia e Partisë së Lirisë e mbledhur sonte dënoi me ashpërsinë më të madhe dënimin politik dhe burgosjen e deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili denoncoi lidhjet e tmerrshme të trafikut ndërkombëtar të drogës me Edi Ramën dhe Qeverinë. Ky vendim i urdhëruar nga Edi Rama dhe i zbatuar nga gjykatësit e Ramaformës tregoi fytyrën e vërtetë të Narkoshtetit dhe të Narkodrejtësisë, të angazhuar në funksion të agjendës politike dhe elektorale të Kryeministrit për asgjësimin e opozitës, pluralizimit politik dhe demokracisë. Kryesia e PL mbështet plotësisht qëndrimin e drejtë të opozitës në Parlament dhe protestën kombëtare të thirrur në datën 7 tetor. Kryesia e PL i fton të gjithë qytetarët të ngrihen në këmbë trimërisht për të ndëshkuar pa mëshirë Narkoshtetin dhe Narkodrejtësinë, si dhe për të shpëtuar Shqipërinë dhe familjet shqiptare nga vjedhja e përditshme skizofrenike, që ju bën banda e hajdutëve "rilindas" me Edi Ramën në krye.

Opozita ka nisur sot aksionin e paralajmëruar duke bojkotuar fillimisht Komisionet dhe më pas foltoren e Kuvendit. Deputetët e Partisë Demokratike në mbështetje të Salianjit krijuan kaos në Kuvend, ku në shenjë proteste nxorrën karriget jashtë dhe iu vendosën flakën. Si pasojë e trazirave në Kuvend, seanca e sotme zgjati vetëm 15 minuta. Nga deputetët e opozitës, i vetmi që u ndëshkua me përjashtim ishte sekretari i Përgjithsëm i PD-së, Flamur Noka, i cili shkuli mikrofonat në sallë./ZËRI

Poll

MOS HUMB