Politikë

Kampionati Evropian i Futbollit ‘infekton’ dhe politikën, transformohet selia e PD: Demokratët me ty!

Edhe pse Kombëtarja Shqiptare e Futbollit është në një grup të vështirë, sërish në Tiranë ka entuziasëm, aq sa ka "infektuar" edhe politikën.

k.m.
Kampionati Evropian i Futbollit ‘infekton’ dhe politikën,
Selia e PD

TIRANË- Kampionati Europian i Futbollit do të nisë mbrëmjen e sotme me sfidën hapëse Gjermani-Skoci, ndërsa nesër, do të jetë radha e Shqipërisë që të përballet me Italinë. Edhe pse Kombëtarja Shqiptare e Futbollit është në një grup të vështirë, sërish në Tiranë ka entuziasëm, aq sa ka "infektuar" edhe politikën.

Në mbështetje të Kombëtares Shqiptare të Futbollit, një ballinë e re është vendosur në selinë e Partisë Demokratike. Në të shfaqen disa futbollistë të kombëtares dhe mbishkrimi: Demokratët me ty Shqipëri!

Kampionati Evropian i Futbollit ‘infekton’ dhe politikën,
Selia e PD

Demokratët, ndryshe nga socialistët, do ta ndjekin kombëtaren nga Tirana. Të tjerët janë nisur për në Gjermani për të parë nga afër performancat e kuqezinjve./ZËRI

Poll

MOS HUMB