Politikë

Ismail Shehu lirohet nga detyra, Eduard Ahmeti emërohet anëtari i ri i Këshillit Drejtues të Kadastrës

Pozicion ky që mbahej më para nga Ismail Shehu.

Zeri
Ismail Shehu lirohet nga detyra, Eduard Ahmeti emërohet anëtari i ri i
Eduard Ahmeti

TIRANË- Eduard Ahmeti është emëruar anëtar i Këshillit drejtues të Kadastrës, pozicion ky që mbahej më para nga Ismail Shehu. Po ashtu, Shehu mban postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë dhe përfaqësonte në këshill po këtë instuticion.

Vendimi u mor sot pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë dhe u miratua nga kryeministri Edi Rama.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 8, të ligjit nr.111/2018, “Për kadastrën”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Ismail Shehu, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë, lirohet nga kjo detyrë.

Eduard Ahmeti emërohet anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Më parë Ahmeti ka mbajtur detyrën si drejtor i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. /ZËRI

Poll

MOS HUMB