Politikë

Beteja për liri, Salianji rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të Apelit

Aktualisht, ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji po kryen dënimin në burgun e Fierit. 

F.I
Beteja për liri, Salianji rekurs në Gjykatën e Lartë
Ervin Salianji

TIRANË-Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, lidhur me vendimin e Apelit që e dënoi me 1 vit heqje lirie për "kallëzim të rremë" për dosjen ‘Babalja’. 

Salianji, i cili po vuan dënimin në burgun e Fierit, kërkon në Gjykatën e Lartë rrëzimin e vendimit të dhënë nga Gjykata e Apelit që e dënoi me 1 vit burg, duke lënë në fuqi vendimin e dhënë më parë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Vendimi i Apelit u shpall nga trupi gjykues me relatore Elona Toro dhe anëtarë Iliba Bezati dhe Genti Shala.

Beteja për liri, Salianji rekurs në Gjykatën e Lartë
DOKUMENTI

Më 27 shtator, ish-deputeti demokrat u vetëdorëzua vullnetarisht në Polici, për t'u tranferuar më pas në burgun e Fierit, ku edhe do të vuajë dënimin me 1 vit heqje lirie për çështjen “Babale”. Gjyqi zgjati për disa vite për një denoncim mediatik që demokrati kishte bërë ndaj Geron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, lidhur me trafikun e drogës dhe një dënim të pakryer në Itali. Por Salianji u dënua për kallëzim të rremë. Aktualisht, ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji po kryen dënimin në burgun e Fierit./ZËRI

Poll

MOS HUMB