Politikë

Investigimi i ZËRIT, Rakip Suli anulon tenderin për ndërtimin e Bashkisë në mes të stadiumit

Anulimi i tenderit është bërë “për shkak se dokumentet përmbajnë gabime ose mangësi të rëndësishme”.

E.K
Investigimi i ZËRIT, Rakip Suli anulon tenderin për ndërtimin e
Rakip suli dhe projekti per bashkine e re

TIRANË- Tenderi i hapur nga Bashkia e Kamzës, për ndërtimin e godinës së re në truallin e stadiumit të qytetit është anuluar. Në një investigim të publikuar pak ditë më parë nga ZËRI, u evidentua skandali me projektin e Rakip Sulit për ndërtimin e godinës së re në mes të stadiumit të Kamzës, dhe me hije të forta dyshimi se trualli i bashkisë aktuale do të jepej për ndërtimin e pallateve.

Në njoftimin e Agjensisë së Prokurorimeve Publike, ku njoftohet anulimi i këtij tenderi, thuhet se kjo është bërë “për shkak se dokumentet e tenderit përmbajnë gabime ose mangësi të rëndësishme”.

Investigimi i ZËRIT, Rakip Suli anulon tenderin për ndërtimin e
Anulimi i tenderit

Afati i tenderit ishte parashikuar që të mbyllej në datën 22 Prill, ndërkohë që fondi limit për ndërtimin e godinës së re të Bashkisë së Kamzës ishte  8,225,758.93 Lekë. Në projektin e Sulit për Bashkinë, parashikohej që bashkia të bëhej pallat dhe të rindërtohej në mes të stadiumit.

Nga projekti i godinës së re të Bashkisë, që ZËRI konsultoi pak ditë më parë, ajo ishte parashikuar të ishte 4 katëshe, 1 nëntokë dhe 3 mbi tokë. Ky projekt ishte njoftuar nga vetë Suli në dhjetor të vitit të kaluar, në mbledhjen e këshillit bashkiak. Sipas Sulit, godina e re e Bashkisë do të mundësohej nga paratë që pushteti lokal ka grumbulluar nga lejet e ndërtimit.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB