Politikë

'Ilaçeve iu fshi skadenca'/ Rexhepi mohon akuzat e Vokshit: S'kemi akses në sistem! E ka AKSHI

Akuzën Rexhepi e hodhi poshtë duke deklaruar se Shërbimi Farmaceutik nuk ka akses në sistem.

E.K
'Ilaçeve iu fshi skadenca'/ Rexhepi mohon akuzat e Vokshit:
Albana Koçiu, Alma Cani dhe Mirela Rexhepi

TIRANË- Është zhvilluar me debate dhe tensione të larta mbledhja e Komisionit të Shëndetësisë ku po raportonte, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, drejtoresha e QSUT-të, Alma Cani dhe Drejtoresha e Shërbimit Farmaceutik në QSUT, Mirela Rexhepi. Kjo u fundit u pyet nga deputetja e opozitës, Albana Vokshi nëse është e vërtetë se janë ndërruar datat e skandecës të ilaçeve dhe më pas janë dërguar në një farmaci tjetër. Akuzën Rexhepi e hodhi poshtë duke deklaruar se Shërbimi Farmaceutik nuk ka akses në sistem. Ky i fundit sipas saj, menaxhohet nga AKSHI (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit). Ndërkohë fjala e Rexhepit u ndërpre disa herë për shkak të debatit pa mikrofon mes Albana Vokshit dhe deputetëve socialistë.

Albana Vokshi: Më fal, po ta sqaroj se nuk e ke kuptuar. Zonja e di shumë mirë se është pjesë. A jeni drejtoreshë aty? Jeni pjesë e sistemit. Unë bëra një pyetje. Nëse nuk ka ndodhur kjo që u them (për ndryshimin e datës së skadencës së ilaçeve). Pyetja që unë kam bërë është: A është ndërhyrë në sistemin online në farmacive të QSUT për të hequr datën e skadencës dhe për ta kaluar një sasi mbi 1100 të mediakmentit Feiba pasi ka skaduar në një farmaci tjetër? Kaq më thuaj? Ka ndodhur apo nuk ka ndodhur? Vetëm se duhet të kemi kujdes me deklaratat se çdo gjë verifikohet.

Debati vijon pa mikrofon mes Albana Vokshit deputetëve të PS

Mirela Rexhepi: Është e pamundur…

Ndërpret fjalës pas debatit.

Mirela Rexhepi: Është e pamundur të ndodhë se sistemi informatik nuk varet nga QSUT, varet nga AKSHI. Dhe nëse do të duam të bëjmë një ndërhyrje është e pamundur. Aktualisht që flasim, ju lutem më lini të vërtetoj.

Vijon debati mes Albana Voshit deputetëve të PS.

Mirela Rexhepi: Nuk ka ndodhur. Në 18/04/23 ka ardhur një sasi donacioni e cila është e ruajtur në spital  dhe nuk ekziston asnjë lloj mundësie që të ndërrohet data e skadencës. Donacioni ka ardhur nga Italia në vijim të një marrëveshjeje që shteti ka me Italinë për medikamente. Pasi vijnë në Shqipëri kolaudohen, pajisen me pullë nga Agjencia e Barnave e cila siguron cilësinë e barnave dhe vetëm pasi kolaudohet hyn në farmaci dhe përdoret për pacientët. Në momentin që kalon datën e skadencës është e pamundur që ilaçi të përdoret dhe t’i ndryshohet data. Farmacia ka detyrimin që komunikimin ta ketë me shefat e shërbimit dhe nuk kemi kontakt me pacientët. Ne njoftojmë dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm me shefat e shërbimeve. Ju siguroj se nuk ka ndodhur ndryshimi i datës së skadencës./ZËRI

Poll

MOS HUMB