Politikë

Ka qenë deputet i tyre, Rama nuk kursehet me vlonjatët: Iu ka dalë nami, syri dhe trutë

Sipas Ramës, vlonjatët kanë qenë strumbullari për rritjen e çmimeve në jug të vendit

E.K
Ka qenë deputet i tyre, Rama nuk kursehet me vlonjatët: Iu ka
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke shfrytëzuar një takim që ka pasur me kryebashkiakët e vendit, ka folur mbi zërat se këtë vit në vendin tonë ka më pak turistë. Sipas Ramës një gjë e tillë nuk është e vërtetë me shifra, megjithëse pranoi një fenomen të ndeshur kryesisht në jug të vendit, atë të rritjes në mënyrë të ndjeshme të çmimeve. Teksa iu referua hoteleve në Sarandë dhe Vlorë, Rama ftoi kryebashkiakët që të ulen në diskutime me drejtuesit e tyre, pasi rritja dhe abuzimi me çmimet, mund të sjellë pasoja afatgjata në turizëm.

Rama ishte i ashpër me vlonjatët, qytet nga i cili është zgjedhur më herët edhe si deputet, kur tha se ata janë iniciatorët e rritjes së çmimeve, dhe se shumë shpejt mund të bien në gropën e gjoksit të tyre.

“Të gjitha këto është e nevojshme të merren në konsideratë për diçka tjetër, qeveria dhe bashkitë nuk vendosin çmimet. Ky është sistemi që kemi zgjedhur. Nuk vendosin dot çmimet as të hoteleve, as të restoranteve dhe as nuk i imponojnë dot.

Por aman në Vlorë, në Sarandë, ku janë dhe dy pikat e një rritje absurde të çmimeve është shumë e rëndësishme të flitet me operatorët e hoteleve, dhe t’ju thuhet që kjo është jo vetëm e padrejtë, por strategjikisht vetëvrasje për ata vetë. Duhet të komunikohet dhe të flitet që rritja e palogjikshme e çmimeve vjen me një kosto shumë të lartë vitin tjetër. Se po të ishte kaq kollaj do e kishte bërë tërë bota këtë sport. E kanë bërë në pjesë të caktuara, por kanë marrë  mbrapsht mësime të hidhura. Është e rëndësishme të komunikohet që çmimet të jenë të arsyeshme. Askush nuk mund t’ja u imponojnë. Por ama është dhe çështje dijeje.

Shikoni Durrësin, Shëngjinin, Velipojën, stabël. Dhe natyrisht, vlonjatët janë molla e këtij sherri. Dihet ajo punë. Sepse tani Vlora është bërë kaq e kërkuar, gropa në gjoksin e vlonjatëve është hapur dhe është bërë një gropë ku do bien vetë këta që ngrenë ato çmime në atë far feje.

Është e padrejtë edhe e turpshme për të krijuar një klimë absurde në këtë moment të fillojë të belbëzohet. E ka bërë Bullgaria këtë sport vite më parë dhe e ka paguar vite të tëra nuk kthehej më aty ku ishte. Se më mirë syri se sa nami. Vlonjatëve ju ka dalë edhe syri, edhe nami, ju kanë dalë dhe trutë nga vendi atyre që kanë ato hotelet dhe nuk dinë më se çfarë bëjnë, kështu që është mirë ta kuptojnë, do zbresin pak me këmbë në tokë. Me këmbë në tokë nuk zbresin ata, por të paktën të zbresin në kat të dytë”, u shpreh Kryeministri Edi Rama./ZËRI 

Poll

MOS HUMB